Maqedonia
Skandal: Sekretari amerikan i mbrojtjes pritet me fshesë në Maqedoni
Sekretari amerikan i mbrojtjes pritet me fshesë dhe me protokoll të shpërqendruar.
Çfarë po ndodh me shërbimet protokollare në Qeverinë e Maqedonisë? Si duket vizitat e njëpasnjëshme, kanë lodhur protokollin e organit ekzekutiv, sa kaq vonohen edhe në pritje.
Sekretari i mbrojtjes në SHBA gjeti të papërgatitur delegacionin në krye me ministrin e Mbrojtës, Radmilla Shekerinska. Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët vendosnin tapetin e kuq, ndërsa përballë gjeti Shekrinskën dhe ambasadorin Xhes Bejtlli duke vrapuar për ta pritur.
Tashmë dihet se kjo nuk është herë e parë. Ditë më parë delegacioni i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u gjet në Kuvendin e Maqedonisë sikurse në një udhëkryq, pa u pritur nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Skandali i njëjtë ndodhi edhe gjatë vizitës së kancelarit austriak Sebastian Kurc ku protokolli i Qeverisë ngatërroi flamurin austriak shtetëror.
Për t’u siguruar se shërbimet nuk kanë gabuar, gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, kryeministri Zoran Zaev verifikoi personalisht flamurin gjerman.
https://youtu.be/30kiCs3_x_I
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Posta ka shpërndarë më shumë pako dhe më pak letra në vitin 2025 Numri i pakove në postë është rritur përsëri vitin e kaluar. Vëllimi u rrit me 3.7... -
Kërkesat për azil në Zvicër pritet të bien edhe në vitin 2026 -
Më pak fëmijë, kriza e mësuesve ka mbaruar -
Ngadalësohet imigracioni drejt Zvicrës -
Banorët e fshatit që u shkatërrua nga rrëshqitjet e dheut kthehen në shtëpi pas më shumë se një viti














