Shkurt.ch
Sommaruga përmirëson Maurerin për holokaustin
Fjalimi i Sommaruga-s vjen katër ditë pas mesazhit të kontestuar zyrtar të Zvicrës në ditën e kujtimit të holokaustit që e kishte bërë presidenti, Ueli Maurer
Në një simpozium të mbajtur në Bernë, që kishte për temë azilin, ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga është marrë sërish me temën e raportit të shtetit zviceran me holokaustin.
Duke folur për sjelljen që kanë treguar qeveritarët e Zvicrës gjatë Luftës së Dytë Botërore kundrejt viktimave të nazizmit gjerman, Sommaruga ka thënë se dështimi i tyre ka qenë i pafalshëm. Kjo, me gjithë faktin se Qeveria Federale gjatë viteve të nëntëdhjeta kishte bërë kërkim faljeje në mënyrë zyrtare.
Fjalimi i Sommaruga-s vjen katër ditë pas mesazhit zyrtar të Zvicrës në ditën e kujtimit të holokaustit që e kishte bërë presidenti, Ueli Maurer. Organizatat hebrenje të Zvicrës i kishin drejtuar kritika Maurerit për faktin se, sipas tyre, ai në mesazhin e tij nuk i kishte kushtuar vëmendjen e duhur fatit tragjik të refugjatëve hebrenj që ishin dërguar në vdekje të sigurt nga shkaku i qëndrimit refuzues të qeverisë së atëhershme zvicerane ndaj tyre.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












