Kosova
Vritet një person në Deçan
Policia ka njoftuar se një person gjatë ditës së sotme është vrarë në Deçan.
Me anë të një njoftimi, Policia e Pejës, ka thënë se rreth orës 11:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
“Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur rasti. Viktima A.T. (1989) fillimisht është dërguar ne QMF-Deçan por si pasoj e plagëve të rënda i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor viktima ka arritur pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë”, ka njoftuar policia.
Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje ’.
“Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, thotë tutje policia, shkruan Albinfo.ch.
Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













