Shkurt.ch
Pilotin e zë gjumi mbi timon
Një kopilot holandez nuk i kishte rezistuar dot lodhjes dhe kishte bërë “një sy gjumë” për disa minuta të mirë derisa po ngiste aeroplanin përplot udhëtarë
Edhe pilotët janë përfundimisht njerëz! Këtë e ka dëshmuar edhe një kopilot holandez i cili nuk i kishte rezistuar dot lodhjes dhe kishte bërë “një sy gjumë” për disa minuta të mirë derisa po ngiste aeroplanin përplot udhëtarë. Ai, derisa po fluturonin në hapësirën ajrore të Greqisë, po e zëvendësonte pilotin kryesor i cili kishte shkuar në toalet. Kur ishte kthyer pas pak minutave, dhe kishte dshur të ulej në ulësen e pilotimit, ky i fundit nuk mundi të hapte derën pasi që e kishte zënë kolegu i tij gjumash.
Thirrjet në telefonin intern mbetën të pasuksesshme pasi që kopiloti nuk dëgjonte, aq thellë ishte “fundosur në botën e ëndrrave”. Kështu, për disa minuta aeroplani po fluturonte pa pilot, ka thënë zëdhënësi i shoqatës së pilotëve Jörg Handwerg. Vetëm me përpjekje të përbashkëta të stafit të aeroplanit, mundi të hapej më në fund dera e kabinës.
Shoqata e pilotëve e ka vlerësuar këtë akt si shkelje të rëndë dhe e ka denoncuar rastin. “Pilotët që flenë në vendin e punës konsiderohen si rrezik për sigurinë e fluturimit”, ka thënë Handwerg. Oraret e pilotëve duhet të përpilohen ashtu që ata të mos mbingarkohen me punë, gjë që mjerisht aktualisht është duke ndodhur, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













