Integrimi
Zvicër: 1.825 milion të huaj, kosovarët, të tretët për nga shtimi
Gjatë kësaj kohe rritjen më të madhe e ka shënuar diaspora portugeze (plus 14.000) ajo gjermane (plus 8500) dhe diaspora kosovare (plus 7500).
Vitin që shkoi, Zvicrës i janë shtuar edhe 53.000 shtetas të huaj, duke e bërë kështu numrin e përgjithshëm të tyre 1 milion e 825 mijë, njofton Zyra Federale për Migracion (BFM). Rritja, përkthyer në përqindje është për 3% më shumë se në vitin 2011, kur po ashtu kishte pasur një rritje prej 3% krahasuara me vitin pararendës.
Gjatë të njëjtës kohë është shënuar një rënie e marrjes së shtetësisë zvicerane nga të huajt.
Shtimi i numrit të të huajve vjen nga migrimi i shtetasve të BE-së, të cilët përfitojnë nga lehtësimi i lëvizjes që e ka mundësuar Zvicra.
Kështu, shtetasit e 27 shteteve të BE-së dhe ata të EFTA-s kanë shënuar rritje prej 4.1%, duke arritur tashmë shifrën 1. 2 milion. Ndërsa nga vendet jashtë BE-së në Zvicër jetojnë gjithsej 630 mijë veta ose 0.9 për qind më shumë se në fund të vitit 2011. Në këtë statistikë nuk përfshihen të huajt me qëndrim më të shkurtër se 12 muaj në Zvicër, ashtu si dhe as azilkërkuesit dhe personat me qëndrim të pranuar të përkohshëm.
Ardhja me shumicë e të huajve nga vendet e BE-së ka nxitur muajve të fundit debate që çojnë drejt futjes së kufizimeve(klauzola “ventil”) ndaj tyre.
Sipas statistikave të publikuara sot, gjatë vitit 1012 në Zvicër janë vendosur 144.000 të huaj por në të njüejtën kohë Zvicrën e kanë braktisur 66.000 të huaj po ashtu. Ndërsa kanë lindur 20.000 dhe kanë vdekur 6.000 të huaj gjatë kësaj periudhe, që janë shifra identike me ato të vitit 2011.
Ndërsa numri i të huajve që gjatë vitit 2012 kanë marrë pasaportat zvicerane ka shënuar një rënie të dukshme. 34.000 veta kanë marrë gjatë vitit që shkoi shtetësinë zvicerane që është 7.2% më pak se në vitin 2011.
Grupi më i madh i huaj në Zvicër mbetet edhe më tutje ai i italianëve me 294 mijë veta, pas të cilëve vijnë gjermanët me 285 mijë, portugezët 238.000, francezët 104.000 serbët 95.000 dhe kosovarët 79.437 veta.
Por gjatë kësaj kohe rritjen më të madhe e ka shënuar diaspora portugeze (plus 14.000) ajo gjermane (plus 8500) dhe diaspora kosovare (plus 7500).
Në të njëjtën kohë rënie ka mësuar diaspora serbe (minus 8100), pastaj ajo kroate (minus 1000), e Sri Lankës (minus 650) etj.
Sikur edhe në statistikat e mëhershme, shtimi i numrit të kosovarëve në Zvicër është në përpjesëtim me zvogëlimin e numrit të shtetasve të Serbisë. Ky raport lë të kuptohet se komuniteti serb është zvogëluar për shkak se mjaft kosovarë me shtetësi serbe kanë marrë ndërkohë shtetësinë kosovare. Po ashtu këtë numër e ka zvogëluar edhe marrja e shtetësisë zvicerane nga ana e shtetasve serbë
Numri i shtetasve të Kosovës në statistikën më të re është 79.437 veta ndërsa i atyre të Maqedonisë 61.631.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













