Shkurt.ch
70 për qind e ilegalëve, përmes kufirit jugor
Gjithsej sipas shefit të trupave të rojave kufitare Mauro Antonioni, janë kapur 7500 veta dhe u është ndaluar hyrja në Zvicër
Gjatë vitit 2012 në Zvicër, vetëm përmes kufirit jugor, në kantonin e Tesinës, janë shënuar 7500 hyrje ilegale, që është dukshëm më shumë se një vit më parë. Po kështu në këtë vijë kufitare janë kapur më shumë korrierë droge se më parë.
Mesatarisht në ditë janë kapur mbi 20 migrantë pa leje qëndrimi dhe janë kthyer mbrapa. Kështu thuhet në bilancin që trupat e mbrojtjes se kufirit e kanë prezantuar të enjten në Lugano. Sipas tyre, rreth 70 për qind e hyrjeve ilegale në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë realizuar përmes Tesinës.
Gjithsej sipas shefit të këtyre trupave Mauro Antonioni, janë kapur 7500 veta dhe u është ndaluar hyrja në Zvicër. Ndërsa në nivel të Zvicrës gjatë po kësaj kohe janë shënuar 11 mijë ndalesa të tilla. Por në vitin 2011 kanë qenë vetëm 3800 veta që janë kapur në kufijtë jugorë dhe 5600 në nivel vendi.
Po ashtu është rritur edhe numri i korrierëve të drogës që gjatë vitit 2012 kanë rënë në rrjetin e ndjekësve në Tesinë. Nëse një vit më parë kanë qenë 266, në vitin 2012 bëhet fjalë për 309 sish.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












