Shkurt.ch
Gjykata Federale, së shpejti me vendim për pensionet e kosovarëve?
Ndryshe nga hera e kaluar kur ajo nuk e mori çështjen në shqyrtim, Gjykata Federale e Zvicrës do të detyrohet që kësaj here të marrë vetë vendimin përkatës.
Gjykata Federale e Zvicrës duhet të deklarohet respektivisht të vendosë në lidhje me dërgimin e pensioneve të invaliditetit në Kosovë. Zyra Federale për Sigurimet Sociale, përkundër vendimit të Gjykatës Administrative Federale të vitit 201, vazhdon të kundërshtojë pagesat e pensioneve. Këtë e bën me arsyetimin se po e pret fjalën përfundimtare të instancës më të lartë, gjegjësisht Gjykatës Federale të Zvicrës.
Qeveria e Zvicrës në dhjetor 2009 pati vendosur që marrëveshjen për sigurimet sociale që deri atëherë ishte në fuqi ta nxirrte nga fuqia në fund të marsit 2010, pa bërë ndonjë zgjidhje të ndërmjetme. Si bazë për këtë vendim, ministri Didier Burkhalter kishte përmendur hetimet e dështuara ndaj abuzuesve të dyshuar të këtyre pensioneve në Kosovë. Për pasojë në Kosovë nga data e përmendur nuk janë paguar më pensione të reja të invaliditetit dhe të pleqërisë, ndërsa pensionet e vjetra, ekzistuese deri në atë datë, nuk janë cenuar.
Ndërkohë, para dy vitesh Gjykata Administrative Federale pati ardhur në përfundimin se kosovarët, me shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, nuk e kanë humbur njëkohësisht përkatësinë shtetërore të Serbisë. Në këtë kuptim, duke e gëzuar të drejtën e dyshtetësisë, ata mund t`i referohen marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Zvicrës dhe ish Jugosllavisë e cila vazhdon ë jetë e vlefshme për Serbinë. Për këtë arsye, shtetasve kosovarë jashtë vendit duhet tu njihet e drejta për të përfituar nga pensionet e reja, sikur më parë.
Por Zyra Federale për Sigurimet Sociale (BSV) ka bërë ankesë në Gjykatën Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Gjykata në fjalë, për shkaqe formale, përkundër peshës së madhe që ka kjo çështje, nuk e ka marrë ankesën në shqyrtim. Në saje të mungesës së një vendimi gjyqësor të shkallës më të lartë, BSV, madje edhe përkundër kritikave të ashpra që i drejtohen, kundërshton të paguajë pensionet e reja në Kosovë.
Ndërkohë, duket se gjendja rreth pensioneve do të qartësohet. Në janarin e kaluar Gjykata Administrative Federale i ka dhënë të drejtë një gruaje nga Kosova , e cila pas vdekjes së bashkëshortit që kishte punuar në Zvicër, ishte paraqitur për të marrë pensionin si e vejë. Në bazë të vendimit të gjyqtarëve në St. Gallen, BSV me këtë procedurë synon një vendim përfundimtar për çështjen. Sipas asaj që BSV ka thënë për agjencinë e lajmeve sda, Fondi Zviceran i Kompensimit, i cili është përgjegjës formal për rastin, tashmë ka bërë ankesën në Gjykatën Federale, shkuan “Aargauer Zeitung”.
Ndryshe nga rasti i para dy viteve, në rastin aktual e drejta për pensionin (e gruas së vejë) nuk kontestohet si i tillë. E vetmja gjë që duhet sqaruar me këtë rast është zbatimi i Marrëveshjes për sigurimet sociale. Dhe sipas të gjitha parashikimeve, Gjykata Federale e Zvicrës do të detyrohet që kësaj here të marrë vetë vendimin përkatës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















