E-Diaspora
Emision special per Kosovën në Phoenix TV
Në ciklin e emisioneve "Thema" të transmetuesit Phoneix, veç të tjerëve flasin kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer
Me rastin e përvjetorit të pestë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, transmetuesi televiziv gjerman Phoenix emeton të shtunën, më 16 shkurt një emision special kushtuar Kosovës. Emisioni në kuadër të ciklit “Thema” fillon në orën 13.00 dhe zgjat 75 minuta.
“Një vështrim në vendin e shkatërruar nga brenda dhe njëherësh jashtëzakonisht fascinues në zemër të Ballkanit”, prezantohet ky kontribut i mediumit gjerman për Kosovën.
“Me 5 vjet jete Kosova është shteti më i ri i Evropës por edhe vatra më e madhe e krizës në këtë kontinent. Para pak kohësh në Kosovë është luftuar ashpër, dhjetëra mijë njerëz kanë vdekur. Armët ndërkohë kanë pushuar por lufta në kokat e njerëzve vazhdon tutje. Në këtë emision kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi jep një pasqyrë për të ardhmen e vendit, pikërisht në aspektin e bashkëjetesës në mes të shqiptarëve dhe serbëve.
Emisioni i jep fjalën edhe komandantit të KFOR-it, gjeneralit gjerman Volker Halbauer i cili flet për vështirësitë e sigurimit të paqes në vend.
“Njësoj, si në Mitrovicë, në qytetin e fundit të ndarë të Evropës me konfliktetet ende përshkallëzuese, si në Has, ku traditat e Kosovës vazhdojnë jetën e tyre; Njësoj si në Prishtinë, në qendër të Kosovës ose në manastiret si qendra të kulturës serbe, tema “Pesë vjet Kosovë” ofron pamje shumëplanëshe në politikën, jetën dhe kulturën e shtetit më të ri të Evropës”, shkruan në prezantimin e emisionit.
Emisionin do ta pasurojnë edhe filmi dokumentar “Jugoslawien: Beinache wie vor dem Krieg…” (ZDF/Arte) dhe përmbajtje tjera të transmetuesit Phoenix.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












