Kultura
Saimir Pirgu: “Po e jetoj ëndrrën time”
"Dëshiroj që kurrë më të mos jem i detyruar të jetoj ashtu si në dy vitet e fundit të fëmijërisë sime në Shqipëri. Vendi ndodhej në një krizë të thellë dhe ne na duhej të privoheshim nga shumë gjëra"
Në rubrikën e intervistave me 10 pyetje standarde që i bën me personalitete të njohura të kulturës, gazeta zvicerane “Sonntag”, në numrin e sotëm, ka pasur mysafir tenorin shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgun. 10 pyetjeve të shkurtëra, Pirgu u jep përgjigje po ashtu të shkurtëra. Titulli i intervistës “Atëbotë në Shqipëri na duhej të hiqnim dorë nga shumëçka”.
I pyetur se ndaj kujt është më së shumti mirënjohës, tenori shqiptar thotë: “Jam mirënjohës për mundësinë që kam për ta jetuar jetën ashtu siç e paramendoj unë dhe të bëj atë që më shkakton kënaqësi. Po ashtu u jam mirënjohës prindërve të mi që më kanë mbështetur gjithmonë.
“A ka ëndrra nga të cilat keni hequr dorë?” është pyetja e radhës. “Jo, unë jam duke e jetuar ëndrrën time”.
Ndërsa pyetjes se çfarë nuk do të kishte dëshirë të bënte sërish, ai i përgjigjet: “Unë dëshiroj që kurrë më të mos jem i detyruar të jetoj ashtu si në dy vitet e fundit të fëmijërisë sime në Shqipëri. Vendi ndodhej në një krizë të thellë dhe ne na duhej të privoheshim nga shumë gjëra”.
“Sonntag”: Cilin model jetësor e konsideroni më të mirë: të arrini një qëllim ose që mundësisht të mos lëshoni asnjë rast?
Pirgu: Unë jam shumë i fokusuar dhe më duhet një cak i qëndrueshëm para syve, të cilin mund ta ndjek.
“Sonntag”: A e keni ndryshuar ndonjëherë mendimin tuaj në mënyrë fondamentale dhe cilin?
Pirgu: Para disa viteve kisha në plan të jetoja në Austri. E pata blerë madje edhe një shtëpi atje. Por pastaj e vura re se sa mirë ndjehem në Itali dhe mbeta këtu.
“Sonntag”: Kur e kujtoni rininë tuaj dhe shpresat e prindërve tuaj, a gjeni diçka që e keni bërë diametralisht ndryshe?
Pirgu: Unë e dija gjithmonë dhe shumë saktë se çfarë doja, kështu që prindërit i kanë mbështetur gjithmonë planet dhe ëndrrat e mia.
Sonntag: Çfarë ju jep ju ndjenjën e shtëpisë, përkatësisë?
Pirgu: Familja ime! Sapo të bëhem bashkë me familjen, unë ndjehem në shtëpi.
Sonntag: Cila është për ju “pyetja e pyetjeve”?
Pirgu: A ekziston edhe një botë krahas tonës?
Saimir Pirgu (31 vjeç) është i lindur në Shqipëri. Përmes Italisë ai ka gjetur rrugën për në skenat botërore të operës: ai sot është njëri ndër tenorët më të shquar në panoramën ndërkombëtare të operës. Në operën “Rigoletto” që është duke u shfaqur nga 3 shkurti në Shtëpinë e Operës në Cyrih, ai luan rolin e Dukës së Mantovës. Për rolin e tij eshtë lavdëruar nga shtypi dhe nga publiku.
Ai do të këndojë në “Rigoletto” më 17 shkurt (sonte) dhe më 26 shkurt. Sërish do të vijë për të shfaqur këtë operë në qershor-korrik të këtij viti.
Gazeta “Sonntag” (E dielë) shtron për çdo javë nga 10 pyetje, mbështetur në rubrikën “Fragebogen” (pyetësori), të publikuar për herë të parë nga shkrimtari i madh zviceran Max Frisch në vitin 1972.
B.SH.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027











