Shkurt.ch
Kosovari plagos zviceranen: shkas, cigaret e hedhura?
Bashkëshorti i gruas së sulmuar me thikë thotë se shkas për këtë sulm mund të kenë qenë cigaret e hedhura pa kujdes në hapësirën para banesës nga dorasi
Të shtunën në Seewen të kantonit Schwyz, një grua 45 vjeçe është sulmuar me thikë në banesën e saj. I dyshuari për këtë sulm, një kosovar 22 vjeçar, pasi ka iku nga vendi i ngjarjes, është kapur pak orë më pas nga policia.
Viktima është dërguar në spital prej nga, pas trajtimit mjekësor është liruar.
Motivi i sulmit mbetet i paqartë. Meqë nuk ka asnjë indikacion për njohje në mes të viktimës dhe dorasit, policia përjashton deliktin e bazuar në ndonjë lidhje eventuale mes tyre. Sipas policisë, pista në të cilën janë drejtuar hetimet është tentim vrasjeje.
Por, dëshmitarët, respektivisht bashkëshorti i gruas së sulmuar thotë se shkas për këtë sulm mund të kenë qenë cigaret e hedhura pa kujdes në hapësirën para banesës nga dorasi. Gruaja, tashmë e sulmuar i ka tërhequr vërejtjen vjehrrit të 22 vjeçarit, i cili i ka premtuar asaj se do ta kapë në vepër dhëndrin. I mllefosur me këtë akuzë, i riu, sipas bashkëshortit të gruas së sulmuar, ka goditur me thikë viktimën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













