Shkurt.ch
Viktor B. kishte pasur probleme me ligjin
Prokuroria e Lucernit thotë se më 13 mars të vitit 1998, tashmë i ndjeri, ishte dënuar me 12 muaj burg me kusht për pjesëmarrje në një grabitje
Prokuroria e përgjithshme e Lucernit vetëm sot pasdite ka dhënë detajet e para në lidhje me Viktor B., shkaktar i vdekjes së katër personave, përfshirë edhe veten, në tragjedinë e ndodhur të mërkurën në Menznau të Lucernit. Viktor B. është i lindur në Kosovë, në vitin 1971 ndërsa në Zvicër ka ardhur si azilkërkues në vitin 1991. Vite më vonë ai ka marrë shtetësinë e Zvicrës. Ai ka qenë i martuar dhe ka pasur tre fëmijë.
Një detaj i rëndësishëm që ka dhënë prokuroria ka të bëjë me recidivizmin e Viktorit. Ai ka qenë i dënuar njëherë, por me kusht. Kjo ka ndodhur më 13 mars të vitit 1998, kur tashmë i ndjeri, ishte dënuar me 12 muaj burg me kusht për pjesëmarrje në një grabitje.
Ndërsa duke bërë fjalë për krimin e pardjeshëm, prokuroria thotë se “obduksioni i kufomës ka treguar se Viktor B., ka vdekur në vendin e ngjarjes, i qëlluar me armë”. Ai kishte qenë i vdekur në momentin kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Por, se në ç`mënyrë i janë shkaktuar atij plagët vdekjeprurëse, mbetet objekt i hetimeve të mëtejme. Të plagosurit, për shkak të gjendjes së rëndë të tyre nuk kanë mundur të merren në pyetje, gjë që do të mund të sillte më shumë dritë në ngjarjen tragjike.
Ndërkohë është arrestuar edhe personi i cili ka pasur në dorë armën vdekjeprurëse para se ta merrte atë Viktor B. ai është një 43 vjeçar nga kantoni Obwalden.
Sipas prokurorisë, pesë të plagosur ndodhen ende në spital, prej tyre dy veta janë në rrezik jete.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












