Shkurt.ch
Levrat: Blocher si Berlusconi
"Si njëri, ashtu dhe tjetri, sipas Levrat, kanë në plan të parë gjithnjë e më tepër interesat e tyre ose interesat e një pakice, në veprimet që bëjnë"
“Blocheri është sikurse Berlusconi”. Këtë krahasim e ka bërë kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Christian Levrat në kuvendin delegues të partisë së tij që është mbajtur sot në Solothurn. Si njeri, ashtu dhe tjetri, sipas Levrat, kanë në plan të parë gjithnjë e më tepër interesat e tyre ose interesat e një pakice, në veprimet që bëjnë.
Kështu, “Fininvest e Berlusconit mund të krahasohet me Ems Chemie (të Blocherit), ose Mediaset me “Weltwoche” apo Basler Zeitung”, afera “Rubbygate” me atë “Zuppiger”” ka thënë Levrat. Të gjitha këto krahasime ai i ka kurorëzuar duke barazuar partinë e Berlusconit Partei il Popolo della liberta me SVP-në e Blocherit. Sikur Berluskoni ashtu dhe Blocheri fshihen prapa imunitetit të tyre parlamentar për t`i ikur ndjekjes penale,ka shtuar kryetari i SP-PS.
Më tej në kuvend, Christian Levrat ka paralajmëruar se pas fitores së iniciativës “Minder” do të ketë edhe hapa të tjerë për të parandaluar fitimet ekstra të larta të menaxherëve
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













