Shkurt.ch
Mjekët: 60 orë punë në javë, 12 ditë pa ndërprerë!
Mjekët kërkojnë nga politika, autoritetet dhe përgjegjësit e spitaleve të kujdesen që ligji i punës të respektohet në të gjitha spitalet e Zvicrës
Për shumë mjekë dhe kryemjekë në Zvicër, java e punës 60 orëshe ashtu si dhe 12 ditë punë e pandërprerë është përditshmëri. Kjo ka bërë që shoqata e mjekëve të iniciojë një fushatë për të sensibilizuar shoqërinë me rrezikun që një punë e tillë mund t`u shkaktojë pacientëve dhe për të tërhequr vëmendjen se kjo punë përbën shkelje të ligjit të punës.
Slogani i fushatës në nivel nacional të bashkësisë së mjekëve të asistencës dhe kryemjekëve të Zvicër është “spital.illegal. normal?”. Fushata ka filluar të martën në Bernë dhe vazhdon tri javë.
Në forma të ndryshme, veç tjerash edhe me stripin “tatort spital” (vendi i krimit, spitali) mjekët duan të bëjnë të njohura kushtet antiligjore të punës që bëjnë ata.
Duke filluar nga viti 2005, mjekët asistentë janë nën mbrojtjen e ligjit të punës. Mirëpo, tetë vite më pas, bilanci është dëshpërues: 12 ditë pune radhazi dhe mbi 60 orë pune në javë për shumë prej tyre janë përditshmëri.
Bashkësia kërkon nga politika, autoritetet dhe përgjegjësit e spitaleve të kujdesen që ligji i punës të respektohet në të gjitha spitalet e Zvicrës.
Fushata ka filluar me një “aksion gueril”. Në vende të dukshme si në automatet e biletave të autobusit etj. janë shfaqur fjali të shkruara si: “shoferi juaj i autobusit po punon prej 12 ditësh pa u ndalur”. Ky krahasim do të aludoje në punën e vështirë dhe të gjatë që në fakt bëjnë mjekët dhe në pasojat që mund ë ketë kjo për pacientët.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












