Kosova
Veseli: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u prit të mërkurën në një takim në Berlin nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut, Wolfgang Schauble.
Në një njoftim dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës thuhet se Veseli mori konfirmimin se “Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do të japë vlerësimin e saj pozitiv në hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në këtë proces”.
Veseli tha se mbështetja e Berlinit zyrtar për Kosovën në proceset e ardhshme, është e një rëndësie të veçantë, si në aspektin e rrugëtimit euro-atlantik, ashtu edhe atë të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet investimeve gjermane në Kosovë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës ndër vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë”, tha mes tjerash Veseli.
Në muajin korrik, Komisioni Evropian dha rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Parlamenti Evropian votoi po ashtu në favor të liberalizimit dhe sfida kryesore tani mbetet në Këshillin e Ministrave, ku ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së duhet t’i japin vlerësimet e tyre.
E-Diaspora
-
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri Festivali ndërkombëtar nga Kosova sjell në Vjenë një mbrëmje speciale me filma të shkurtër dhe performancë... -
Lituani
Kosova shkëlqen në EMO 2026: Ajan Hajrullahu fiton medaljen e bronztë në Lituani -
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit shqiptar, që vdiq pas një aksidenti në Gjermani -
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar -
Austri
Profesori shqiptar fiton bursën prestigjioze SHER Fellowships në Austri
Jeta në Zvicër
-
Iniciativa kundër imigracionit mund të miratohet nga votuesit zviceranë Sondazhi i fundit tregon se 52 për qind e votuesve mbështesin iniciativën “Jo për 10 milionë”,... -
Vaud: Propozohet bileta Interrail falas për të rinjtë -
Swiss Holiday Park rrit ndjeshëm çmimet e hyrjes -
Pritet ende rritje e çmimit të naftës në Zvicër -
A po vjen shtrenjtimi i ri në Zvicër? Ja cilat produkte do të preken












