Jeta në Zvicër
Aargau ashpërson ligjin e natyralizimit: shkak, krimi në Menznau!
Në ashpërsim ka ndikuar vërejtja se Viktor B., shqiptar nga Kosova, përkundër faktit se kishte mbrapa vetes vepra penale të kryera, ishte natyralizuar me procedurë të lehtësuar
Ashtu siç edhe ishte pritur, Parlamenti i Kantonit të Aargaut ka miratuar sot në mbledhjen plenare Ligjin për natyralizimin e të huajve. Nën ndikimin e krimit të kryer para dy javësh në Menznau, kësaj here çështjes së miratimit të ligjit i është dhënë peshë më e madhe, shkruan “Aargauer Zeitung”. Janë vendosur kushte më të ashpra sa i takon kohës së kaluar në një vendbanim dhe kushti i namit të mirë të kërkuesit të shtetësisë. Vetëm pasi janë bërë këto ashpërsime, ligjin e ka miratuar edhe SVP-ja.
Ligji pati shanse të miratohet vetëm pasi u sigurua se edhe në të ardhmen do të jetë e mundur që për natyralizim të vendosin asambletë e përgjithshme të qytetarëve. Partia Socialdemokrate ndërkaq ka bërë një përpjekje që për natyralizim të bëhet kompetent Këshilli i Komunës. Por propozimi i SP-së nuk ka pasur shanse, pasi është mbivotuar me 89 vota kundër dhe vetëm 25 pro.
Ligji, si parakusht për natyralizim nuk e parasheh lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C). Sepse, “leja e qëndrimit të përhershëm nuk është dëshmi për shkallën e integrimit”, ishte argumentimi i qeverisë, i pranuar nga shumica në parlament.
Autoritetet e komunës duhet të kenë mbikëqyrje në regjistrin penal, i cili nëe të ardhmen duhet të përmbajë edhe veprat penale të kryera shumë më herët, të cilat deri më tash i nënshtroheshin parimit të vjetërsimit. Edhe për të rinjtë është zgjatur edhe afati gjatë të cilit ata duhet të mos kenë kryer ndonjë vepër penale, në rast se duan të bëjnë kërkesën për natyralizim.
Ashpërsimet e përmendura janë ndikuar nga krimi në Menznau, kanë pranuar anëtarët e parlamentit: dorasi, Viktor B., shqiptar nga Kosova, me shtetësi zvicerane, përkundër faktit se kishte mbrapa vetes vepra penale të kryera, ishte natyralizuar me procedurë të lehtësuar. Edhe në kantonin e Aargaut aktualisht është në procedurë për natyralizim rasti i një shqiptari, të drenuar me kusht rreth dhjetë vite më parë.
Ligji i ri parasheh që për të fituar shtetësinë zvicerane, në nivel komune dhe kantoni, i huaji duhet të ketë jetuar së paku 3 vjet pa ndërprerje në komunën e njëjtë dhe së paku 5 vjet në kantonin e njëjtë.
Klauzola per 5 vitet e detyrueshme të qëndrimit në kantonin e njëjtë fillimisht u kritikua sepse nuk përkon me realitetin e sotëm të një shoqërie në mobilitet, por u mbivotua.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












