Shkurt.ch
Porta e hekurt i merr jetën Zenelit, para syve të së ëmës
Zeneli është ngjitur në portën e hekurt, kur, papritmas ajo del nga vendi dhe rrënohet përtokë, mbi të. Vogëlushin e shtyp porta e hekurt para syve të nënës dhe të gjyshit
Një aksident i rëndë tragjik i ka marrë jetën të martën që shkoi vogëlushit shqiptar nga Kosova Zenel C. në Iragna të kantonit të Tesinës. Porta e rëndë metalike e oborrit të ndërtesës ku banon familja e Ali C., babait të Zenelit ka rënë mbi trupin e fëmijës dy vjet e gjysmë dhe e ka shtypur atë duke shkaktuar vdekjen e tij pas pak orësh.
“Dera e ka goditur Zenelin tim. Askush nuk mund ta pranojë se im bir nuk do të kthehet më”, thotë babai, Ali C., 25 vjeç, i cili Zenelin e kishte fëmijën e vetëm.
Ai tregon se në momentin kritik vetë ndodhej në punë. Ishte një ditë me diell dhe, pas një kohe të gjatë me mot të lig, vogëlushi kishte dalë të luante më në fund jashtë shtëpisë. Bashkëshortja e Aliut, Afrorja, ishte duke pastruar dyshemenë ndërsa babai i tij kishte mbyllur portën e hekurt dhe po fliste me një vajzë në rrugë.
Në atë moment Zeneli kureshtar është ngjitur në portën e hekurt, kur, papritmas ajo kishte dalë nga vendi dhe ishte rrënuar përtokë, direkt mbi të, shkruan blick.ch. Vogëlushin e shtyp dera e hekurt para syve të nënës dhe të gjyshit.
Ambulanca vjen pas 15 minutash dhe së shpejti vjen edhe helikopteri i Rega-s. “Për dy orë ekipet shpëtimtare kane luftuar për jetën e Zenelit të vogël. Por nuk ia dalin. Djali im vdiq”, thotë Aliu.
Ai nuk arrin të kuptojë se si ka mundur të ndodhte ky aksident. Porta deri atë ditë ka qenë në rregull.
Tash pranë vendit të tragjedisë mbretëron heshtja. Zeneli, vogëlushi simpatik dhe çapkën, i përkëdheluri i gjithë ndërtesës, nuk është më për të sjellë gjallëri.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi












