Jeta në Zvicër
SVP e Bernës, me “kundërligj” për integrim
Ndër propozimet e saj është edhe ai që i huaji i cili nuk përmbush marrëveshjen (nuk e mëson gjuhën e vendit) duhet të dënohet me gjobë prej 250 frangash në javë!
Pasi që propozimi saj për ndryshimin e tligjit mbi integrimin kohë më parë është mbivotuar në parlamentin kantonal, SVP/UDC e kantonit të Bernës ka vendosur të kalojë në ofensivë, duke mbledhur nënshkrime për një ligj të ri të integrimit. Me propozimin e kësaj partie, sipas saj, do të promovohet dhe nxitet më mirë integrimi i të huajve në shoqërinë e këtushme.
SVP konsideron se projektligji i votuar mbështetet në themele të gabuara. Me të nuk zgjidhen problemet por vetëm luftohen simptomat. Sipas kësaj partie, drejtoria për shëndetësi dhe përkujdesje, e cila mbulon edhe sektorin e integrimit, me projektligjin e votuar niset nga supozimi se migrantët kanë një leje qëndrimi në Zvicër. Ndërkohë që ligji për integrim në nivel të Zvicrës është në përpunim e sipër, Kantoni i Bernës e ka përpunuar projektligjin e saj për integrim duke siguruar oferta të shumta këshillimi për të huajt në gjithë kantonin. Propozimi, sipas kantonit, është i nevojshëm, në mënyrë që të ketë të drejtën të kërkojë paratë që kantoni i parasheh për integrim. Mirëpo, sipas SVP-së, parakusht për t`i fituar ato para është që kantoni fillimisht të investojë paratë e veta, të cilat nuk i ka. Dhe kjo është qasje e gabuar, thotë ajo.
Ndërsa me iniciativën e SVP/UDC-së fillimisht duhen nënshkruar marrëveshje me të migrantët me të cilat ata do të marrin detyrimin që të integrohen. Por, mjetet për detyrim ndërkaq mungojnë. Përpjekjet e deritashme kanë treguar se deri më tash askush nuk ka mundur të dëbohet nga Zvicra vetëm për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes për integrim.
Për këtë arsye, SVP kërkon nga Zyra për Migracion që marrëveshjet për integrim të shikohen dhe vlerësohen me përpikëri. Ndërsa pretendimet që rezultatet dhe pritjet tjera të lidhen me ligjin, sjellin vetëm shpenzime të panevojshme, konsideron SVP. Pikërisht ky është shkaku që kjo parti kërkon një ligj me pak nene por me synime të qarta të cilat pastaj munden të realizohen. Ndër propozimet e saj është edhe ai që i huaji i cili nuk përmbush marrëveshjen (nuk e mëson gjuhën e vendit) duhet të dënohet me gjobë prej 250 frangash në javë!
Por partitë tjera ashtu si dhe ekonomia, e kundërshtojnë synimin e SVP-së për ligj të ri. Sipas tyre ai do të ishte kundërprpoduktiv. Të presësh me dënime për shembull një investitor të huaj që vjen të jetojë në Zvicër, është e pakuptimtë, ka thënë një përfaqësues nga FDP/PLR.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










