Shkurt.ch
Dimër me borë në fund të prillit
Meteorologët thonë se reshja e borës në këtë stinë nuk është dukuri e jashtëzakonshme por sasia e borës së re është diçka e papritur
Natën në mes të të premtes dhe të shtunës në pjesën më të madhe të Zvicrës ka pasur reshje bore. Siç njoftojnë shërbimet meteorologjike, në viset malore, si në regjionin e Graubündenit bora ka arritur madje trashësinë në mes 30 dhe 90 centimetrash. Meteorologët thonë se reshja e borës në këtë stinë nuk është dukuri e jashtëzakonshme por sasia e borës së re është diçka e papritur.
Si pasojë e reshjes së borës në disa pjesë të Zvicrës ka pasur pengesa për trafikun rrugor dhe janë regjistruar disa raste të rrëzimit të trungjeve si dhe thyerjes së degëve të pemëve.
Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në vend ka pësuar nga shkaku i kthimit të dimrit me borë. Deri në mesditën e të shtunës është dashtur tu hiqej akulli 78 aeroplanëve, para se të ngriheshin në ajër.
Sipas Viasuisse, moti i ligë ka bllokuar për një kohë rrugën në San-Bernardino. Po ashtu janë bllokuar edhe tunele të ndryshe në segmentin Thusis-Mesocco.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












