Tematike
Në Zvicër jetojnë 8 milionë e 369 mijë banorë
Shtimit të numrit të banorëve i ka kontribuuar më së shumti ardhja e të huajve për të jetuar në Zvicër (plus 64800) ndërsa lindjet, me 17500 veta. Përqindja e të huajve në popullatën zvicerane është rritur brenda një viti nga 22.8% në 23.3%.
Në fund të vitit 2012 në Zvicër kanë jetuar 8 milionë e 36900 persona ose për 82.300 më shumë se një vit më parë. Ndërsa shifrën 8 milionëshe Zvicra e ka arritur në verën e vitit të kaluar, ka njoftuar të enjten Zyra Federale për Statistika (BFS).
Shtimit të numrit të banorëve i ka kontribuuar më së shumti ardhja e të huajve për të jetuar në Zvicër (plus 64800) ndërsa lindjet, me 17500 veta. Numri i banorëve të përhershëm të Zvicrës me shtetësi të huaj në fund të vitit 2012 ka qenë 1 milion e 869 mijë ose për 53 mijë më tepër se në vitin 2011. Në këtë mënrë, përqindja e të huajve në popullatën zvicerane është rritur brenda një viti nga 22.8% në 23.3%.
Statistika më e re tregon se femrat përbëjnë diçka më shumë se gjysmën e popullatës së Zvicrës. Ndërsa epërsia e numrit të femrave në krahasim me të meshkujve është sidomos e madhe në moshat nga 85 deri 89 vjeçare, ku praktikisht ka dyfish më shumë femra se meshkuj, ndërsa nga mlosha 95 vjeçare ky dallim është madje më shumë se 3 me 1 në favor të femrave.
Në Zvicër në fund të vitit 2012 kanë jetuar 1400 persona më të vjetër se 100 vjeç. Prej tyre 1200 femra dhe 200 meshkuj.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme












