Tematike
Shtohen kërcënimet ndaj politikanëve
Joe Lang, Ish deputeti nacional dhe bashkëthemeluesi i organizatës Zvicra pa ushtri (GsoA) ka marrë javën e kaluar një kërcënim me vdekje nga një ithtar i ushtrisë
Kërcënimet ndaj politikanëve po vijnë duke u shtuar. Ato shkojnë nga vërejtjet dhe sharjet në internet e deri te fishekët e revoles në kutitë e postës. Ose, sikur në rastin e një deputeteje, të cilës i kishin dërguar spermë përmes postës, bashkë me kërcënimin për përdhunim!
Joe Lang, Ish deputeti nacional dhe bashkëthemeluesi i organizatës Zvicra pa ushtri (GsoA) ka marrë javën e kaluar një kërcënim me vdekje nga një ithtar i ushtrisë, shktruan “Tageswoche”. Kërcënimi është shkruar në formë të një komenti në faqen e internetit të organizatë “Giardino” që është për ruajtjen e sistetimit të tashëm ushtarak të Zvicrës. Në koment, veç tjerash mund të lexohet: “plumbat nuk kanë qëlluar njeriun e duhur”, duke iu referuar atentatit të kryer në parlamentin e Zugut, në vitin 2001, ku ishin vrarë 13 persona dhe ku ishte i pranishëm edhe Joe Lang.
Shefi i grupit, oficeri i lartë Hermann Sutter nuk ka dashur të heqë komentin, siç e ka kërkuar Lang, pasi që, sipas tij, kjo do të ishte ensurë!
Mirëpo Lang nuk është i vetmi politikan që merr kërcënime. “Unë marr rregullisht letra me kërcënime”, thotë politikani nga SVP/UDC, Hans Fehr. Në një letër, madje, ishin paketuar edhe dy plumba të revoles. Unë përpiqem që këta njerëz t`i konsideroj si të krisur dhe të mos merrem më shumë me ta.
Ngjashëm mendon edhe kryetari i FDP/PLR-së, Philipp Müller: “Për sa kohë nuk ma implikojnë edhe familjen, unë nuk i marr seriozisht këto kërcënime”, thotë ai. As ai, ashtu sikurse Fehr, deri më tash nuk e kanë angazhuar policinë për kërcënimet që kanë marrë, shkruan 20minuten.ch.
Por, ndryshe ka vepruar kryetari i CVP/PDC-së, Christophe Darbellay. Ai ka alarmuar policinë ne rastin kur ka marrë një telefonatë me sharje të rënda. Por askush nuk ishte arrestuar pasi që telefonata ishte bërë nga një kabinë. “Shpresoj që në të ardhmen nuk do të detyrohemi të marrim mbrojtje personale”, ka thënë Darbellay.
Edhe politikania nga SP/PS, Chantal Gallade ka përvojën e saj të hidhur me kërcënime konkrete. Njerëz të panjohur i kishin hedhur ngjyrë në muret e shtëpisë. Ajo konstaton sot se “niveli i respektit ndaj politikanëve po shënon rënie”.
Sipas politologut Louis Perron, polarizimi i shtuar në politikë është bashkëpërgjegjës për shpeshtimin e kërcënimeve. Ai thotë se toni në politikë është ashpërsuar dhe kështu kultura e konfliktualitetit përcillet edhe në popull. Kësaj duhet t`i shtohet edhe rrethana se sot, në mediet sociale shkalla e shfryrjes së mllefit është më e lartë.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit












