E-Diaspora
Orhan Ademi, shqiptari i radhës në bundesligën e parë
Ademi ka një pjesë të mirë të meritave për suksesin e skuadrës Eintracht Brauenschweig. Ai gjatë këtij sezoni ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime
Klubi i njohur gjerman i futbollit Eintracht nga Braunschweigu, ka arritur të realizojë synimin tij, të kthehet, pas 28 vitesh mungesë, sërish në bundesligën e parë. Dhe, me të edhe një futbollist tjetër shqiptar i bashkohet numrit jo të madh të bashkatdhetarëve tanë në ligën aktualisht mbase më të fortë në botë. Fjala është për Orhan Ademin 21 vjeçar, i cili në Eintracht ka shkuar nga Zvicra, ku ka jetuar më parë dhe i jeton familja. Ai, veç shtetüesië së Zvicrës ka edhe atë të Maqedonisë.
Një fitore e arritur në Ingolstadt ka qenë sinjali për kalimin e klubit tradicional (kampion gjerman në vitin 1967) në vendin që i takonte, në bundesligën 1.
I kapluar nga entuziazmi, Orhan Ademi thotë: “më mungojnë fjalët. Ne, thjesht, jemi të gëzuar që më në fund funksionoi”, shkruan blick.ch.
Ademi ka një pjesë të mirë të meritave për suksesin e skuadrës gjermane. Ai gjatë këtij sezoni ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime. Ademi luan për kombëtaren U21 të Zvicrës.
Në ligat zvicerane, ndërkaq, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje si profesionist. Në moshën 17 vjeçare pati kaluar nga FC Au-Bernecke në klubin austriak të ligës së dytë, Altach, ku i kishte rënë në sy trajnerit të Brauenschweigut Torsten Lieberknecht. Dhe, verën e kaluar, Ademi shkoi të luajë në Eintracht Brauenschweig, në bundesligën e dytë. Që në ndeshjen e parë ai pati shënuar gol dhe me këtë i shtroi vetes rrugën për vend në formacionin standard.
Në rast se arrin të dëshmohet po kështu edhe në bundesligën e parë, fare lehtë Ademi mund të gjejë vend në mesin e të përzgjedhurve të Hitzfeldit, në përfaqësuesen zvicerane.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













