Jeta në Zvicër
Sërish bisedime për tatimet Zvicër-Gjermani
Didier Burkhalter: koncepti zviceran me “tatimin paushall” është ende një alternativë e besueshme për shkëmbimin automatik të informacioneve
Ministri zviceran për Punë të Jashtme, Didier Burkhalter ka pritur në një takim pune në Bernë, ministrin e jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Ata ranë dakord për bisedime të reja rreth marrëveshjes tatimore ndërmjet dy vendeve. Burkhalter ka theksuar se për Zvicrën një marrëveshje tatimore me Gjermaninë është shumë e rëndësishme
“Kur Gjermania vjen në Zvicër, ne jemi të hapur për bisedime», tha Burkhalter.
“Diskutimet rreth një traktati tatimor nuk kanë përfunduar, por duhet të vazhdojnë në një “frymë konstruktive “, tha homologu gjerman Westerwelle.
Marrëveshja e parë ka dështuar me kërkesë të opozitës gjermane. SPD kishte kërkuar emrat e atyre klientëve të cilët tërhoqën paratë e tyre në të kaluarën nga bankat zvicerane.
Didier Burkhalter, ndërkohë, theksoi se koncepti zviceran me “tatimin paushall” është ende një alternativë e besueshme për shkëmbimin automatik të informacioneve. Një marrëveshje e tillë është arritur me Austrinë dhe Britaninë e Madhe, tha Didier Burkhalter.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













