Shkurt.ch
Treni del nga shinat dhe eksplodon
Të paktën dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën
Një tren që transportonte kemikale, i nisur nga Gjermania në Holandë, doli nga shinat duke shpërthyer nga zjarri, në veri të Belgjikës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit të djeshëm mes qytetit Shelebele dhe Vetern. Të paktën dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën.
Zjarri solli për pasojë shpërthimin e tre prej 12 vagonëve. Kjo detyroi autoritetet belge të shpërngulin të paktën 300 banorë, që ndodheshin pranë zonës ku ndodhi aksidenti.
Shkaqet e këtij aksidenti nuk janë mësuar ende, por raportohet se treni i mallrave po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Autoritetet belge thanë se nuk ekziston ndonjë rrezik për shëndetin publik, pavarësisht se në njërin prej vagonëve kishte cianur.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sipërmarrja shqiptare në Bahnhofstrasse: Modeli i suksesit të “Helvetia Gold” Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti
Jeta në Zvicër
-
Sipërmarrja shqiptare në Bahnhofstrasse: Modeli i suksesit të “Helvetia Gold” Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit













