Tematike
“Myslimanët janë mirë të integruar”
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, jetojnë 350 mijë deri 400 mijë myslimanë në Zvicër
Nuk janë të nevojshme të ndërmerren masa specifike për të integruar më mirë myslimanët në Zvicër.
Shumica e komunitetit mysliman është pjesë e shoqërisë zvicerane dhe feja e tyre nuk paraqet problem në jetën e përditshme zvicerane.
Në këtë përfundim kanë ardhur agjencitë e ndryshme federale që kanë punuar në bashkëpunim me kantonet rreth një raporti për situatën e myslimanëve në Zvicër.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, jetojnë 350 mijë deri 400 mijë myslimanë në Zvicër. Rreth një e treta e tyre ka shtetësi zvicerane. Tani shumë prej tyre i përkasin brezin e dytë dhe të tretë në Zvicër. Shumica dërrmuese e myslimanëve emigrantë vijnë nga Ballkani perëndimor dhe Turqia.
Komuniteti mysliman në Zvicër nuk është homogjen, thuhet në raport. Dallimet janë të theksuara kryesisht për shkak të prejardhjes kombëtare dhe dallimeve etno-gjuhësore.
Raporti thotë se feja nuk është element shumë i rëndësishëm për identitetin e myslimanëve në Zvicër. Vetëm dymbëdhjetë deri pesëmbëdhjetë për qind prej tyre praktikojnë besimin e tyre, duke shkuar rregullisht në xhami.
Megjithatë, njerëzit e besimit islam, sipas raportit, shpesh ndihen të diskriminuar, si “të huaj” dhe “mysliman”.
Përvojat në jetën e përditshme tregojnë se pikërisht në mesin e myslimanëve me prejardhje të huaj, para së gjithash, barrierat gjuhësore dhe aspektet socio-kulturore janë pengesa të integrimit sesa aspekti religjioz. Prandaj për Këshillin Federal nuk janë të nevojshme masat e veçanta për të evituar dallimet fetare.
Me politikën zvicerane të integrimit njerëzit mund të përgjigjen në mënyrë adekuate për çdo problem të integrimit me njerëzit e besimit islam, thuhet në njoftimin e Këshillit Federal të Zvicrës.
Konfederata dhe kantonet janë gjithashtu të angazhuara tashmë për të forcuar mbrojtjen kundër diskriminimit dhe për të hequr pengesat institucionale.
Qytetarët, institucionet përkatëse dhe viktimat e mundshme duhet të informohen më mirë rreth ligjeve të aplikueshme në Zvicër. Kantonet, komunat dhe qytetet, nga ana tjetër, duhet të ruajnë dialogun ndërfetar dhe tashmë të kërkojnë zgjidhje pragmatike.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme












