Integrimi
16 vjet burg për kosovarin, ka vrarë gruan me thikë
Gjykata e Qarkut në Aarau ka dënuar me 16 vjet heqje lirie kosovarin 62 vjeçar për vrasjen e bashkëshortes duke e goditur 23 herë me thikë
Të mërkurën është mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Aarau seanca përmbyllëse e procesit gjyqësor kundër një shtetasi kosovar i cili ka vrarë bashkëshorten duke e goditur atë 23 herë me thikë. Vrasja ka ndodhur në muajin mars të vitit 2011, me ç`rast kosovari, sipas prokurorit, kishte “therur me gjakftohtësi“ bashkëshorten e tij.
Për këtë krim, të cilësuar si varsje e rëndë, gjykata i ka shqiptuar 62 vjeçarit dënimin me 16 vjet heqje lirie. Prokurori ka kërkuar 18 vjet burg ndërsa tri nga vajzat e vrasësit janë shprehur për burgim të përjetshëm të babait të tyre.
Në sallën e gjykimit në Aarau të mërkurën po qëndronin pesë nga gjithsej shtatë fëmijët e dorasit. Tri vajzat e tij kanë kërkuar që babai i tyre të lëshojë sallën kur të merren ato në pyetje. Ato nuk dëshironin të shihnin vrasësin e të ëmës. Për këtë arsye, katër vajzat janë marrë në pyetje veç e veç. Ato kanë deklaruar se „në përgjithësi kemi qenë familje e mirë, nëna nuk ka parë kurrë një ditë të bardhë, se babai kishte qenë xheloz etj.“ Por, vajzat kanë folur edhe për çaste të bukura me babanë e tyre. Vajzat janë të një mendimi se nëna e tyre ka qenë grua e mirë, e ndershme. Ato kanë thënë se babai ka paralajmëruar vazhdimisht se do ta mbyste nënëne tyre. Por ato kurrë nuk e kishin besuar se ai vërtet do ta bënte këtë. Edhe pse në vitin 2007 tri nga vajzat dhe nëna e tyre tashmë e ndjerë ishin detyruar të strehoheshin në një shtëpi për mbrojtjen e gruas.
Megjithatë 60 vjeçari i imët që nuk bie shumë në sy, e bëri krimin. Ai e ka vrarë bashkëshorten duke e goditur 23 herë me thikë. Vrasësi ka treguar në gjykatë një variant të ndryshëm rreth vrasjes, nga ai që ka treguar në marrjet e mëhershme në pyetje. Në rrëfimin e fundit ai ka thënë se ai, rreth orës 8.45 kishte ardhur në shtëpi, kur bashkëshortja po çëronte patate, e vetme në kuzhinë. Pas një sherri me fjalë me të, ajo, sipas tij, e ka sulmuar. Pastaj ai ka parë vetëm zi para syve të tij. Ka humbur kontrollin dhe kur i është kthyer vetëdija ka parë se gruaja ishte e shtrirë në dysheme, e mbuluar nga gjaku. Pastaj ai ka bërtitur: „O Zot, e kam vrarë gruan time“. Menjëherë ka shkuar me automobil në polici ku, në orën 9.37 ai ka pranuar vrasjen, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Pyetjes së kryetarit të trupit gjykues nëse e kishte rrahur shpesh gruan dhe nëse e kishte kërcënuar atë, ai i është përgjigjur: „Kurrë“.
Nga ana tjetër prokurori në akuzën e tij e përshkruan vrasësin si një bashkëshort xheloz i cili në vazhdimësi e akuzon gruan e tij se po mbante lidhje me një burrë tjetër. Siç është parë gjatë hetimeve, ka qenë ai që ka pasur një lidhje seksuale me një afrikane shumë më të re se vetë.
Vetëm njëra nga katër vajzat e pranishme në sallën e gjyqit, mban ende kontakte me të atin. Ajo madje e përqafpon atë në sallë duke thënë „Ai është dhe mbetet babai im. Ajo që ai ka bërë, nuk e ndryshon këtë lidhje“.
Në përmbyllje të procesit ngrihet në këmbë i akuzuari dhe lexon në një gjermanishte të pasigurt një fjalë të shkurtë para trupit gjykues. „Dëshiroj që të kërkoj falje nga fëmijët e mi për atë që i kam bërë nënës së tyre. Unë pendohem dhe do të jem i penduar deri sa të jem gjallë“.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













