E-Diaspora
Zvicra, optimiste për fitore kundër Qipros
Vendin pothuaj të sigurt në formacionin bazë nga shqiptarët e kanë vetëm Shaqiri dhe Behrami ndërsa Xhemaili është në alternativë me Inlerin
Gjeneva dhe stadiumi i saj „Stade de Genève“ do të jenë sot nikoqirë të kombëtares zvicerane të futbollit e cila do të luajë kundër Qipros në ndeshjen e kualifikimeve për botërorin 2014. Zvicra e pret këtë ndeshje me një besim të madh se do të fitojë pasi që është në çdo aspekt skuadër favorite në krahasim me Qipron.
Kombëtarja e Zvicrës duket se ka një problem me kapitenin. Inler i cili është prej kohësh në këtë pozitë, spekulohet se mund të mos luajë fare për shkak të formës së tij jo të mirë të treguar në ndeshje për Napolin në Ligën Italiane. Megjithatë, sinjalet më të reja janë se ai do të hyjë në lojë dhe në një rast të tillë ai që do të mbetej jashtë do të ishte Blerim Xhemaili. Edhe ai luan për Napolin dhe ndryshe nga Inler-i ka treguar formë të mirë kohëve të fundit. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ai ka kërkuar qartësi në disa deklarime për medie. “Nëse jo tash atëherë kur?”, ka drejtuar petjen Blerim Xhemaili në një intervistë të botuar të premten në 20 minuten.
Ndeshja fillon në orën 17.30 ndërsa mediet zviceane shkruajnë se stadiumi i Gjenevës sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë i mbushur plot. Deri në drekë ishin shitur 15500 bileta ndërsa stadiumi ka vend për 30 mijë shikues, shkruan tagesanzeger.ch-. megjithatë Federata e Futbollit ë Zvicrës shpreson se në stadium do të jenë të pranishëm së paku 20 mijë shikues.
Ndonëse trajneri Hitzfeld ende nuk e ka bërë publik formacionin, parashihet se për skuadrën zvicerane do të luajë formacioni në vijim: Benaglio; Lichtsteiner, von Bergen, Djourou, Rodriguez (Ziegler); Shaqiri; Inler (Xhemaili), Behrami, Stocker; Gavranovic, Drmic. Siç po shihet, pakashumë vendin e sigurt nga shqiptarët e kanë Shaqiri dhe Behrami ndërsa Xhemaili është në pikëpyetje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












