E-Diaspora
Dardania e Lozanës “me një këmbë” një ligë më lartë
Pas fitores 4:1, skuadra jonë duhet që edhe në ndeshjen e kthimit, më 15 qershor në Payerne, ta ruajë më së paku këtë rezultat
FC Dardania nga Lozana përfundoi kampionatin futbollistik si nënkampion i grupit në ligën e dytë kantonale. Me këtë ajo fitoi të drejtën që të luajë në ndeshje barazhi që të ngrihet një ligë më lartë, në ligën e dytë interkantonale, në të njejtin rang ku ishte para pesë viteve, apo në të njëjtin rang ku tani garon FC Kosova nga Cyrihu.
Pas përfundimit të kampionatit të rregullt,fati e deshti që klubi shqiptar në ndeshje barazhi të takohet me FC Stade Payerne. Fituesi nga dy takimet e drejtpërdrejta fiton vizën për një rang më lartë.
FC Dardania Lausanne – FC Stade Payerne 4 – 1
Në kuadër të ndeshjes së parë të barazhit,skuadra jonë shënoi fitore të thellë dhe të merituar 4 me 1. Ndeshja u luajt në një atmosferë sportive shqiptare nën tingujt e daulles shiptare në praninë e afër 1000 shikuesve. Stadiumi ishte i rrethuar dhe mbushur me flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Fillimi i takimit u takoi mysafirëve të cilët pas dhjetë minutave shënuan për të avancuar në rezultat. Pas këtij goli, futbollistët shqiptarë u këndellën aq shumë sa që deri në fund të pjesës së parë shënuan dy herë, për të shkuar në pushim me nje gol epërsi.
Me të filluar pjesa e dytë filloi të binte një shi i rrëmbyeshëm por lqë nuk i pengoi lojtarët tanë që edhe gjatë pjesës së dytë të shënojnë edhe dy gola, duke mos pësuar asnjë. Dhe në fund shënuan fitore të merituar 4 me 1. Është kjo nje fitore e madhe dhe një hap që shpie në një ligë më lartë. Por, që të arrihet kjo, skuadra jonë duhet që edhe në ndeshjen e kthimit e cila luhet të shtunën më 15 qershor në ora 17 në Payerne, ta ruajë më së paku këtë rezultat
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













