Kosova
KFOR-i gjerman dhuron të gjitha pajisjet për Kosovën
Dhurimi i pajisjeve nga KFOR-i Gjerman mundëson që Parku Inovativ dhe Trajnues të fillojë funksionin e tij shumë shpejtë
Pas shndërrimit të Kampit të KFOR-it Gjerman në Prizren në Park Kosovar-Gjerman Inovativ dhe Trajnues, KFOR-i Gjerman përmes Ministrisë së Financave së Kosovës i dhuron Kosovës pajisje në vlerë prej 1.8 milionë euro.
Gjatë një vizite në Ministrinë e Financave, përfaqësuesit e KFOR-it Gjerman në Kosovë theksuan përkushtimin e tyre për mbështetjen e institucioneve të Kosovës përmes projekteve të ngjashme siç është projekti i Parkut Inovativ dhe Trajnues, shkruan “RTKlive”.
Për më tepër, ata falënderuan Ministrinë e Financave për përkushtimin në realizimin me sukses të projekteve me mbështetje të Qeverisë Gjermane, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër ministri Bedri Hamza, theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane është dëshmi e një bashkëpunimi me sukses në fusha të ndryshme me partner serioz siç është Qeveria Gjermane.
Jetësimi i projektit të Parkut Inovativ dhe Trajnues është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit, përmes të cilit pritet të realizohen projekte tejet me rëndësi.
Vlen të theksohet se nga ky park në të ardhmen pritet të përfitojnë edhe vendet e rajonit. Dhurimi i pajisjeve nga KFOR-i Gjerman mundëson që Parku Inovativ dhe Trajnues të fillojë funksionin e tij shumë shpejtë.
Në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Gjermane patën iniciuar diskutimet mbi të ardhmen e Kampit Fushor të KFOR-it Gjerman në Prizren, pas largimit të trupave ushtarake nga kampi.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa















