Kosova
Në 10 klinika të kirurgjisë së QKUK-së vazhdon greva
Dhjetë klinika në QKUK janë duke e vazhduar grevën, ndonëse menaxhmenti i SSHKUK-së po e mohon një gjë të tillë.
Greva e mjekëve ka filluar para dy dite, por ishte paralajmëruar se do të zgjaste 24 orë me kërkesën e mjekëve për rritje të pagave sa të prokurorëve e gjyqtarëve.
Në grevë janë se paku 103 mjekë, sipas listave me nënshkrime. Në të gjitha klinikat e kirurgjike, po punohen vetëm në rastet urgjente. Sallat nuk janë duke punuar e as shërbimet specialistike, përcjell albinfo.ch.
Klinikat e Kirurgjisë përbëjnë rreth 50 për qind të QKUK-së. Një ditë më parë mjekët i kanë dhënë ultimatum Qeverisë se nëse nuk i plotëson kërkesat e tyre, do të përballet me greva, protesta e madje edhe mosdhënie të ndihmës mjekësore.
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














