E-Diaspora
Shaqiri nuk shkon në Prishtinë, por në Ibiza
Shaqiri ka postuar një fotografi në Facebook nga Ibiza, duke konfirmuar kështu mospjesëmarrjen në ndeshjen miqësore
Futbollisti shqiptar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka refuzuar që të jetë pjesë e një ndeshjeje miqësore me Prishtinën që do të mbahet të shtunën mbrëma. Shaqiri ka zgjedhur Ibizan e Spanjës për pushime.
Shokët e Shaqirit si Valon Behrami, Lorik Cana, Granit Xhaka dhe shumë të tjerë janë tashmë në Prishtinë ku po bëhen gati për ndeshjen madhështore miqësore që do të zhvillohet të shtunën mbrëma mes yjeve dhe ekipiti të FC Prishtinës.
Shaqiri ka postuar një fotografi në Facebook nga Ibiza, duke konfirmuar kështu mospjesëmarrjen në ndeshjen miqësore.
Organizatori, presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka pranuar se Shaqiri ka marrë një ftesë, por se ai nuk ka mundur të jetë pjesë e kësaj miqësoreje për shkak të obligimeve personale.
“Ai e ka pasur ftesën si të gjithë të tjerë, por pse nuk ka ardhur nuk e di. Sigurisht për shkak të angazhimeve tjera”, theksoi Ejupi për mediat e Prishtinës.
Shaqiri ka merituar pushimin pas fitoreve të një pas njëshme me Bayern Munichun megjithëse ka refuzuar këtë herë të vizitojë vendlindjen, ku bashkëkombasit e tij të shtunën mbrëma do të zhvillojnë ndeshjen miqësore para më se 10 mijë spektatorëve në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













