E-Diaspora
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre
Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti
Përfaqësuesit e kombëtares së Zvicrës në futboll, Valon Behrami e Granit Xhaka janë ndier krenar që janë pjesë e yjeve të Kosovës në ndeshjen që do të luhet sonte në stadiumin e kryeqytetit në Prishtinë. Ata thanë se do t’iu tregojnë të gjithëve se nga vijnë dhe kënd e promovojnë.
Yjet e Kosovës në futboll, që luajnë nëpër skudarat e ndryshme të botës, janë bashkuar sot në Prishtinë për të luajtuar një ndeshje spektakolare me skuadrën e Prishtinës, e cila ka fituar dy tituj, kampionatin e Kosovës dhe kupën e Kosovs në futboll.
“Është nder dhe krenari që jemi këtu sot të gjithë së bashku dhe të tregojmë se mund të jemi bashkë, t’i tregojmë botës se edhe ne dijmë të organizohemi dhe luajmë futboll. Besoj se sonte do të kalojmë një natë të mirë dhe të kënaqemi. Shpresoj të mos jetë hera e fundit”, deklaroi Granit Xhaka, lojtari i Bundesligës.
Edhe Valon Behrami, i cili luan në kampionatin italian, tha se loja e sontme është mundësia më e mirë për t’i treguar të gjithëv se “ne nga vijmë dhe se dijmë të bëjmë edhe gjëra të mira”.
“Kësisoj e përmirësojmë imazhin tonë nëpër botë dhe promovojmë Kosovën, të tregojmë se jemi të mirë dhe kërkojmë rastin të tregohemi”, deklaoi Behrami.
Edhe Lorik Cana, lojtari i Kombëtares shqiptare dhe i Ligës italiane u shpreh i lumtur që ka mundur të jetë pjesë e Yjeve.
“Vetë mbledhja jonë sot në Prishtinë tregon se jemi të interesuar të qojmë një mesazh të fuqishëm për të gjithë dhe të gjithë t’ia bëjmë të ditur se nga jemi, se nga kemi ardhur. Këto ngjarje na ndihmojmë që të gjithë të dijnë se Kosova është një vend i talentëve, jo vetëm në soport, por edhe në kulture, art edhe lemi të tjera”, deklaroi Cana.
Të shtunën yjet kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, varrezat e dëshmorëve në Prekaz, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti.
Po ashtu lojëtarët në fund janë pritur nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ndërsa gjatë gjithë kohës Yjet kanë qenë të përcjellur nga presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, si ideator i spektaklit të sontëm.
Ndryshe në spektaklin e sontem nuk do të marrë pjesë ylli i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Ai ka shkuar për pushime në Ibiza të Spanjës. Ndërs pjesë e yjeve do të jenë të gjithë lojëtarët që luajnë nëpër skuadrat më më ndikim nëpër Evropë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












