E-Diaspora
Rene Rexhepi, „Steve Jobs i kuzhinës botërore”
Programi i trajnimit në kuzhinën e tij është bërë kolegj elitar. Me dhjetëra kuzhinierë të rinj konkurrojnë, për të fituar shansin që për pak muaj të mësojnë punën në këtë restorant
Në një pllakë të nxehtë të shporetit e rrah një vezë të madhe pate. Një grusht barishte të vëna në një pjatë të vogël presin për t`u shpërndarë mbi vezën e fërguar. Janë këto momente kur mysafiri në restorantin Noma ndjehet sikur në përrallën “Rrobat e reja të perandorit”. Në mesin e mysafirëve nuk ka vetëm “Foodies”, siç quhen ndryshe turistët, për të cilët atraksionet turistike duhet të jenë patjetër me disa yje, por edhe festues ditëlindjesh apo dasmash si dhe kuzhinierë dhe gastronomë.
Ata e regjistrojnë çdo detaj, çdo kombinacion. Kështu, restoranti Noma në vitet e kaluara ka qenë jo vetëm restoranti më i mirë në botë, sipas një liste legjendare të San-Pellegrinos por edhe restoranti më me ndikim, shkruan “Die Presse”.
Rene Rexhepi (René Redzepi) ka themeluar në Kopenhagë kuzhinën e re te gjelbër nordike, e mbështetur fuqishëm në përbërësit vendorë, gatime të përcaktuara në mënyrë strikte sipas sezonit dhe që përdor perime, barishta dhe bimë të cilat kuzhina nuk i njeh ose i ka harruar. Kjo kuzhinë e tij është cituar, kopjuar dhe zhvilluar më tutje.
Ekipi i Rexhepit tashmë po punon për kthimin e restorantit në vendin e parë, para së gjithash, e reçeta të reja. Danezi me rrënjë kosovare (kështu e quan “Die Presse” tetovarin) është duke e përgatitur një libër të ri gatimi. Dhe, ka kohë që programi i trajnimit në kuzhinën e tij është bërë kolegj elitar. Janë me dhjetëra kuzhinierë të rinj që konkurrojnë, për të fituar shansin që për pak muaj të mësojnë dhe provojnë punën në këtë restorant.
Çdo të shtunë, pasi të mbyllë dxyert restoranti, ata prezantojnë një numër idesh dhe gjellërash të reja. Aty hahet deri në orët e hershme të mëngjesit, diskutohet çdo detaj i gjellës së provuar dhe, natyrisht, ngapak edhe pihet. Përballë restorantit qëndron një anije ku, me mbështetjen e shtetit, Rexhepi ka ngritur një laborator ushqimi. Aty bëhen eksperimente, maten, vlerësohen ushqimet. Të gjitha këto, Rexhepi dhe kuzhinierët e tij ua tregojnë personalisht çdo mysafiri të interesuar. Rene Rexhepi është Steve Jobs i kuzhinës botërore. Dhe kjo nëkupton edhe fokusimin në marketingun e përsosur, por jo vetëm në të.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde












