Shkurt.ch
Çokollata zvicerane “Toblerone” kthehet në “hallall”
Certifikimi i çokollatës zvicerane “Toblerone” si “Hallall” nuk është pritur aspak mirë nga ekstremistët e djathtë. Ka qenë zëdhënësi i partisë nacionale gjermane “AFD”, ai që e ka cilësuar si “islamizim” të Evropës, shkruan albinfo.ch.
Përmes një mesazhi në Twitter, ai ka kërkuar bojkotimin e këtij produkti.
Grupet e ekstremit të djathtë në Evropë bënë thirrje për të bojkotuar çokollatat “Toblerone”, pasi zbuluan se ëmbëlsira e njohur trekëndore është e certifikuar si ushqim “hallall”.
Pavarësisht se “Toblerone” nuk ka ndryshuar recetën, disa komentues në internet janë revoltuar se fabrika e çokollatës në Bernë të Zvicër ka marrë certifikatën “hallall” në prill të këtij viti.
«Hallall» do të thotë se ushqimi, produkti dhe i gjithë procesi i prodhimit është në përputhje me rregullat islame, që do të thotë se produkti nuk përmban mish derri, apo alkool. Duket sikur receta 110-vjeçare për “Toblerone” plotëson të gjitha kërkesat. Por disa kishin frikë se trekëndëshat më të njohur kishin ndryshuar recetën.
Hashtag #BoycottToblerone u shfaqen me shpejtësi në rrjetet sociale për shkak të lëvizjes së kompanisë.
“Hallall” është një tag që informon njerëzit, të cilët, për shkak të dietës, arsyeve fetare ose të tjera, duan të dinë nëse mund të konsumojnë një produkt të caktuar. Kjo nuk do të thotë se produkti ose krijuesi i tij nënkupton një përcaktim të caktuar fetar. Asgjë në recetë apo proces prodhimi në çokollatë nuk ka ndryshuar”, tha kompania.
Në rrjete sociale janë përhapur pyetjet nëse produktet «Nutella» ose «Coca-Cola» janë hallalll ose jo. Duke pasur parasysh se ka më shumë se dy miliardë myslimanë në planet, kjo duket të jetë një vendim i mirë për kompaninë.
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















