Kosova
Djemtë rrahin nënën për Viti e Ri dhe lirohen
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
Në Vushtrri një grua ka raportuar në Polici se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj nga dy djemtë e saj të dehur.
“Të dyshuarit janë arrestuar. Viktima së bashku me vajzë e saj tetë vjeçare është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, gjatë ndërrimit të viteve, janë regjistruar edhe disa rrahje tjera në Policinë e Kosovës, derisa rasti më i rëndë ndodhi në Gjilan, kur bashkëshorti aksidentalisht ka mbytur gruan e tij, duke festuar me armën e gjuetisë.
“Ekziston dyshimi i bazuar se, më 01 janar 2018, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë, komuna Gjilan, i dyshuari J.J. (1958), nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z.J. (1956), në atë mënyrë që derisa ka qenë duke shtënë me armë në ajër, për festën e Vitit të Ri, arma është bllokuar dhe nuk ka shkrepur, me ç’rast duke tentuar ta rregullonte, e njëjta ka shkrepur dhe në një distancë prej 2-3 metra, e ka goditur të ndjerën, në pjesën e epërme të shpindës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raportin e Policisë.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025
Jeta në Zvicër
-
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër Në mesin e shumë bashkatdhetarëve që shënuan arritje në fushëveprimin e tyre, redaksia jonë ka dalluar... -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj -
I bie mbi kokë paleta me tjegulla: Vdes në kantier nxënësi 15 vjeçar











