Lifestyle
Aktorja Margot Robbie, në rolin e Barbie-s
Aktorja australiane, Margot Robbie, do të aktrojë kukullën Barbie, e që do të jetë filmi i parë artistik ndonjëherë rreth kësaj lodre ikonike, e cila ka karrierë tashmë 60-vjeçare.
Kompania për prodhimin e kukullave “Mattel” dhe studioja filmike “Warner Bros” njoftuan se janë duke i bashkuar forcat për realizimin e këtij filmi, me aktoren e nominuar për Oscar. Robbie, 28-vjeçare, po ashtu do të jetë bashkëproducente e filmit.
Por, për filmin ende nuk dihet asgjë, as titulli, as ngjarja, derisa kukulla për herë të parë ishte prezantuar në mars të 1959-ës. Robbie, përndryshe, tha se shpreson që filmi do të ketë ndikim pozitiv te fëmijët dhe audienca në përgjithësi, përcjell albinfo.ch.
“Barbie i kishte emancipuar fëmijët që ta imagjinojnë veten në role aspiruese, nga princesha deri te presidentët”, tha aktorja. Përndryshe, gjatë jetës së saj, Barbie kishte më shumë se 200 karriera, duke filluar nga robotika inxhinierike, hapësira dhe mësimdhënia.
Me gjithë popullaritetin që ka, kritikët pohojnë se kukulla realisht ngjalli imazh joreal të dukjes fizike te vajzat, e në vitin 2014, pikërisht për këtë, shitja e kukullës kishte filluar të bjerë, derisa Mattel u detyrua ta sillte atë në forma trupore dhe ngjyra të ndryshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe...
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis