E-Diaspora
Prishtina luan më mirë dhe mposht FC Koniz 1:0
Golin e vetëm e shënoi Argjend Malaj pas assistimit të Isuf Llumnicës, në minutë 89. Adhuruesit, mbi 1.000 prej tyre, shumica bashkatdhetarë tanë, u ndanë më se të kënaqur me paraqitjen e skuadrës së Prishtinës
Prishtina, kryesisht me përbërje të re, ia ka dalë të mposhtë skuadrën nikoqire FC Koniz, me rezultat 0:1. Më shume se 1.000 shikues, kryesisht shqiptarë, u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur me paraqiten e djelmoshave prishtinas të cilët ardhjen dhe përkrahjen e tyre e shpërblyen si me angazhim, si me përformancë dhe në fund dhe me rezultat. Prishtina fitoi takimin me plotë meritë. Krijoi shumë raste shënimi, por realizoi vetëm një prej tyre.
Shefi i shtabit, Afrim Tovërlani, u paraqit po thuajse me përbërje krejtësisht të re dhe këta djelmosha arsyetuan paraqitjen e tyre.
FC Koniz: Kelion Ruiz – Dugagjin Dedaj, Miguel Portilo, Roman Friedli, Labinot Sheholli, Samel Shabanovic, Gabriel Urdaneta, Morsin Volina, Carlos Varela, Rafael Schweizer, Sven Zimmermann.
FC Prishtina (4-3-3): 23. Kushtrim Mushica – 2. Armend Thaqi (24. Adnan Haxhaj), 5. Viktor Kuka, 21. Liridon Kukaj /c/ –, 8. Enis Gavazaj (20. Driton Krasniqi – 64’), 18. Argjend Malaj (13. Akil Makolli), 7. Berat Ahmeti (22. Flamur Shala – 78’) 10. Granit Begolli (14. Mentor Mazrekaj – 46’), 17. Isuf Llumnica – 9. Liridon Latifi (19. Azem Ahmeti – 67’). Zëvendësues: Alban Muçiqi, Granit Begolli, Rron Kurtolli, Kryetrajner: Afrim Tovërlani.
Në ndeshjen kundër FC Köniz, Prishtina u paraqit kryesisht me futbollistë të rinj. Me ndihmën e futbollistëve me përvojë si Liridon Kukaj (kapiten në këtë ndeshje), Isuf Llumnica e portieri Kushtrim Mushica, ajo zhvilloi një lojë tejet të bukur. Në pjesën e dytë, skuadrës i ndihmuan edhe Mentor Mazrekaj, Driton Krasniqi e Azem Ahmeti.
Dallimi në cilësi ishte i dukshëm, Prishtina përherë ishte e rrezikshme dhe fati e ndoshta edhe koncentrimi jo i duhur në momente të fundit shpëtuan skuadrën vendase nga pësimi i më shumë golave, thuhet në raportin nga ndeshja, të publikuar në faen e internetit të klubit Prishtina.
Edhe pse skuadra e FC Koniz ishte shumë serioze, me disa futbollistë që në të kaluarën kanë pasur paraqitje edhe në elitën e futbollit zviceran, megjithatë, Prishtina tregoi se është bindshëm skuadër më e madhe me futbollistë të rinj, të talentuar dhe shumë cilësorë.
Pas ndeshjes, futbollistët e Prishtinës dhuruan fanellat për tifozët e shumtë shqiptar në Zvicër dhe ndanë momente të këndshme me ta. Prishtinës iu gjendën afër shumë bashkatdhetarë, ish-aktivistë të sportit dhe futbollit kosovar, sikurse edhe anëtarësia e përfaqësuesit e shumtë të FC Prishtina Bern. Futbollistët e skuadra e Prishtinës u janë mirënjohës atyre.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve Sigurimi privat i pensionit përmes shtyllës së tretë mbetet një nga format më të përhapura të... -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025











