Tematike
“Industria” më e madhe, ajo e kujdesit social
Pas shtetit ata janë organizatat bamirëse, Caritas dhe Diakonie. Më shumë se 1,5 milionë vetë punojnë në Gjermani në sektorin e kujdesit social
Gjermanët jetojnë gjithmonë e më gjatë. Shumë kanë nevojë për përkujdesje në vitet e fundit të jetës. Jo gjithmonë mund ta bëjë këtë familja e të moshuarve. Përkujdesja për të moshuarit është kthyer në një treg gjigant.
Po të pyesësh në botën e jashtme për koncernet e mëdha gjermane, të përmendin shumë emra: Volkswagen, Deutsche Bank, Siemens, BMW ose Bayer. Të gjitha sipërmarrje me emër, që kanë këtu të punësuar mijëra bashkëpunëtorë. Por punëdhënësit më të mëdhenj këtu në Gjermani njihen pak. Pas shtetit ata janë organizatat bamirëse, Caritas dhe Diakonie. Më shumë se 1,5 milionë vetë punojnë në Gjermani në sektorin e kujdesit social. Krahas Caritasit katolik dhe diakonisë evangjeliste, këtu bëjnë pjesë edhe Kryqi i Kuq, Përkujdesja Punëtore (AWO) dhe Shoqata e Kujdesit social të Barazisë, si punëdhënësit më të mëdhenj të degës, shkruan DW.
Ata financojnë shtëpi të kujdesit social dhe shërbime mobile të përkujdesjes, por edhe spitale, kopshte, këshillime për borxhlinjtë, qendra pritëse për migrantët, të varurit nga droga ose të pastrehët – dhe përfaqësojnë kështu njërën nga kolonat mbajtëse të shtetit social gjerman.
Fitimet janë të ndaluara
Ajo që duket si dashuri kristiane dhe humanizëm, është pjesërisht një veprimtari ekonomike me fitim. Sepse shërbimet që ofrohen paguhen në pjesën më të madhe nga shteti ose nga sigurimet sociale, dhe në fushën e përkujdesjes edhe nga vetë të prekurit.
Fitime shoqatave të kujdesit social nuk u lejohet të bëjnë – po teprica megjithatë mbeten. “Në shumë institucione, prej parave përfitojnë në këto raste nevojtarët – për shembull në sektorët e infrastrukturës, të pajisjeve dhe shumë më tepër, ” thotë Dominik Enste, nga Instituti i Ekonomisë Gjermane. Po kjo nuk ndodh gjithmonë. “Nganjëherë paratë derdhen në sektorë më të pasigurtë, si në zyra më të mëdha ose në makina shërbimi. Ka pasur edhe raste të veçanta, që kanë qenë problematike.”
Por pikërisht në sektorin e kujdesit social ka ndërkohë edhe shumë ofrues privatë shërbimesh. Këta konkurrojnë me shoqatat e përkujdesjes sociale dhe me klientët.
Meqenëse kujdesit social kushton shumë para dhe institutet e sigurimeve sociale marrin përsipër vetëm një pjesë të shpenzimeve që krijohen, të prekurit vetë dhe të afërmit e tyre duhet të paguajnë një pjesë të shpenzimeve. “Një përkujdesje legale 24 orë, me kujdestar në shtëpi shpejt kushton 4.000 deri 8.000 euro, po t’i punësosh në mënyrë të rregullt kujdestarët”, thotë ekonomisti Ernste.
Treg i tretë
Prandaj është krijuar një treg i tretë. Kujdestarë të huaj, kryesisht nga Evropa Lindore dërgohen nga ndërmjetësuesit, zakonisht për një muaj, tek të moshuarit gjermanë. Por zyrtarisht ata ndodhen të punësuar në atdheun e tyre dhe thjesht “komandohen”. Në Gjermani ata fitojnë shumë më tepër para se në atdheun e tyre – por shumë më pak se sa është e zakonshme këtu.
Aktualisht, nevojë për përkujdesje në Gjermani kanë 2,5 milionë persona. Në vitin 2030 ky numër do të jetë një milion më shumë. Në të ardhmen, shoqërisë do t’i duhet të investojë edhe më shumë para për kujdesin social – në dobi të nevojtarëve dhe të shoqatave të kujdesit social.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit











