Kosova
Sa shpenzuan qytetarët e Kosovës për naftë dhe benzinë?
Çmimi i shitjes nëpër pika të karburantit për një litër naftë është 1.10 euro, kurse për benzinë 1.11 euro
Në tregun e Kosovës derivatet vazhdojnë të shiten me çmime të larta, edhe pse importi i tyre bëhet me një çmim tejet të ulët.
Çmimi i shitjes nëpër pika të karburantit për një litër naftë është 1.10 euro, kurse për benzinë 1.11 euro.
Në bazë të disa statistikave, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar për 7 muaj të vitit të kaluar mbi 413 milionë litra derivate. Nëse llogaritet një litër derivate me 1.20 cent, sa ka qenë çmimi gjatë vitit 2018, i bije që kosovarët kanë shpenzuar mbi 500 milionë euro, shkruan ‘monitor’.
Valon Prestreshi, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, në një postim në Facebook ka treguar se prej 1 qershorit 2018 deri me 24 dhjetor 2018, qytetarët e Kosovës kanë konsumuar: Naftë – 364,580,640.18 milionë litra dhe benzinë 48,925,825.94 milionë litra, përcjell albinfo.ch.
E kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar se aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë është nga 1.10 centë deri në 1.11 centë.
Ai madje thotë së Kosova i ka çmimet më të lira të derivateve krahasuar me vendet e rajonit.
“Në Kosovë çmimi i naftës është 1.10 litri, kurse benzina 1.11 për litër. Ky çmim është më i liri në rajon, përveç Maqedonisë. Çmimet e derivateve përcaktohen varësisht se si është në berza dhe organizata prodhuese OPEK”, thotë ai.
Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.
Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 700 milionë litra të këtyre derivateve. Derivatet në Kosovë kryesisht importohen nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan... -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët












