Shkurt.ch
Helsinki, qyteti më i ndershëm i botës
Duke kërkuar qytetin më të sinqertë në botë është realizuar një hulumtim në 16 qytete të katër kontinenteve të botës. Qytetarët e këtyre qyteteve janë vënë në sprovë, duke i testuar me humbjen e 192 kuletave
Trotuaret, parqet, qendrat tregtare janë ideale për humbjen e kuletave. Dhe këtë aksion të testimit të ndershmërisë e kishin organizuar gazetarët e magazinës “Reader’s Digesta” në 16 qytete botërore.
Në kuleta ishin 40 euro, një fotografi familjare dhe një numër i telefonit celular. Janë kthyer një total prej 47 për qind të kuletave, që do të thotë gjysma e botës është jo e ndershme.
Testi i ndershmërisë çoi në gjetjen e 90 kuletave nga 192 sa i kishin shpërndarë nëpër 16 qytetet e mëdha të botës.
Skandinavët dolën të jenë shumë të ndershëm, kuletat mbeten të zhdukura më tepër në vendet jugore evropiane. Kështu në Helsinki u kthyen njëmbëdhjetë prej dymbëdhjetë kuletave të humbura.
Në Lisbonë të Portugalisë nga 12 kuletat e humbur është kthyer vetëm një, nga një çift turistësh nga Holanda. Në Madrid të Spanjës janë kthyer vetëm dy nga 12 kuletat e humbura.
Edhe në Pragë të Republikës Çeke që njihet si një destinacion popullor turistik, janë kthyer vetëm katër nga 12 kuletat e humbura. Edhe Cyrihu i Zvicrës nuk është treguar i ndershëm. Në qytetin më të madh të Zvicrës janë kthyer vetëm 4 kuleta nga 12 që ishin humbur. Njëjtë kishin vepruar edhe në Rio de Janeiro, Brazil, e Bukuresht, Rumani.
Pastaj vijnë me radhë duke filluar nga pozita numër 10 qytetet Varshava, Londra, Lubjana, Berlini, Amsterdami, Moska, Nju-Jorku, Budapesti, Mumbai e deri te Helsinku i Finlandës.
“Ne, me të vërtetë jemi emocionuar që ka kaq shumë njerëz të ndershëm në botë”, thotë Raimo Moysa, redaktor i magazinës Reader’s Digest.
“Dhe më të impresionuar jemi ngase ndershmëria është një vlerë e cila është mbështetur gjithashtu në mënyrë të barabartë nga të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra, të pasur dhe të varfër, e në kultura të ndryshme”, tha Moysa.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











