Shkurt.ch
Shkurorëzimet mes çifteve të huaja në Zvicër shënojnë rritje
Vitin e kaluar shkalla e shkurorëzimeve mes çifteve emigrante të martuar u rrit me një ritëm shumë më të lartë se sa mes shtetasve zviceranë dhe çifteve zviceranë-të huaj.
Në vitin 2018 u regjistruan 16.200 divorce në Zvicër, njoftoi të hënën Zyra zyrtare e shtetit (OFS) e vendit.
Kjo përfaqëson një rritje prej 2.1 për qind krahasuar me shifrat e vitit 2017, por shkalla më alarmuese është në mesin e çifteve të huaja në Zvicër, për të cilët numri i shkurorëzimeve u rrit me një shifër prej 23.4 për qind.
Ndërsa në çiftet zvicerane shkalla e shkurorëzimit është ulur me 6.1 për qind dhe mes çifteve zvicerane-të huaj gjithashtu u zvogëlua me 0.9 për qind.
Në përgjithësi, shkalla e divorcit në Zvicër aktualisht qëndron në rreth 40 për qind, me martesën mesatare që zgjat 15 vjet.
Në nivelin aktual, OFS vlerëson se dy në çdo pesë martesa përfundojnë në divorc në një moment, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër u festuan 39.800 dasma në 2018-ën, një rënie prej 2 për qind krahasuar me statistikat e vitit 2017.
Sipas të dhënave zyrtare, ka pasur gjithashtu një rënie të ndjeshme të numrit të partneriteteve civile të regjistruara midis çifteve të të njëjtës gjini, me 13.2 për qind krahasuar me 2017.
Shkalla e lindjeve të Zvicrës ka rënë gjithashtu, nga 87,400 më 2017, në 85,300 më 2018, një rënie prej 2,4 për qind.
Vlen të përmendet se nga të gjithë të sapolindurit në Zvicër në vitin 2018, një e katërta kanë lindur për prindërit që ishin të pamartuar.
Shkalla e vdekjeve në Zvicër gjithashtu ka rënë pak më 2018, veçanërisht në mesin e meshkujve (-0.9 për qind) dhe femrave (-0.1 për qind).
Popullsia e përgjithshme e Zvicrës u rrit me 18,600 në vitin 2018, pavarësisht nivelit më të ulët të lindjeve të vendit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?













