Shkurt.ch
Vidhet kamera gjysmë milion dollarëshe gjatë xhirimit të filmit
Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kamerë në vlerë 500 mijë dollarë gjatë xhirimeve të filmit komedi "Dumb and Dumber 2"
Incidenti ka ndodhur ne qytetin Atlanta në SHBA, derisa kameramani po shkonte për drekë. Ai e la kamerën e shtrenjtë të mbyllur në makinë, shkroi portali TMZ i specializuar për ngjarjet në botën e famës.
Sipas gjetjeve fillestare të policisë, hajnat kanë marrë kamerën në makinën e kameramanit, i cili kishte për të xhiruar nga helikopteri.
Për informacionin që do të çojë në gjetjen e kamerës pason shpërblimi prej pesë mijë dollarëve.
Premiera e pjesës së dytë të filmit “Dumb and Dumber 2″ është planifikuar për vitin e ardhshëm, 2014, njëzet vjet pas premierës së pjesës së parë.
Të dy filmat janë të përkushtuar për aventurat komike nga miqtë e Harry dhe Llojd, të cilat karaktere i interpretojnë Jeff Daniels dhe Jim Carrey
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian”













