Shkurt.ch
Zbulohen 1500 piktura të vjedhura, me vlerë mbi 1 miliard euro
Bëhet fjalë për vepra të cilat nazistët i kishin grabitur koleksionistëve hebrenj në Gjermani para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore
Doganierët kanë bërë një zbulim sensacional në banesën e një plaku 80 vjeçar në Munih të Gjermanisë. 1500 piktura të mjeshtërve më të mëdhenj botërorë, klasikë dhe modernë, që deri më tash ishin menduar te zhdukura janë gjetur në koleksionin e pazakonshëm të fshehur në një banesë të zakonshme.
Bëhet fjalë për vepra të cilat nazistët i kishin grabitur koleksionistëve hebrenj në Gjermani para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në mesin e punimeve të gjetura aty bëjnë pjesë edhe ato të piktorëve si: Pablo Picasso, Henri Matisse, Marc Shagall, Emil Nolde etj.
Sipas magazinës “Focus”, ndjekësit kishin gjetur “prenë” në banesën e plakut që në fillim të vitit 2011. I zoti i banesës u ishte dukur i dyshimtë atyre, kur, disa muaj para kësaj, i kishin bërë një kontrollim gjatë rrugës me tren nga Zvicra në Gjermani. Pikturat e konfiskuara ndodhen tashmë të siguruara në lokalet e doganës së Bavarisë, në Garching afër Munihut.
Sipas një vlerësimi të bërë nga një historiane e artit nga Berlini, bëhet fjalë për vepra me vlerë prej rreth një miliard eurosh. Sipas revistës “Focus”, 80 vjeçari është i biri i një tregtari me vepra artistike, i cili pikturat i kishte blerë në vitet 30 dhe 40 të shekullit të kaluar. Ai pastaj ato i kishte strehuar ato te i biri, ku gjendeshin prej më shumë se 50 vitesh.
Pikturat ishin vendosur në një ambient të pluhurosur e jo të mirëmbajtur në banesën e gjermanit. Me kalimin e viteve ai kishte shitur herë pas here ndonjërën nga këto piktura dhe me to kishte siguruar jetën. Prokuroria përgjegjëse tashmë ka filluar hetimet ndaj tij për mosshlyerje të tatimeve.
Pronari i këtij thesari nuk kishte bërë rezistencë gjatë kohës sa ishin zhvendosur pikturat nga banesa e tij.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











