Integrimi
Gjilani, krenar me sukseset e Qëndresa Sadriut në Zvicër
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e zgjedhjes së gjilanases Qëndresa Sadriu si deputete në kantonin e Syrihut, e ka përgëzuar atë dhe familjen Sadriu, duke thënë se me sukseset e saj e ka bërë krenar Gjilanin dhe Republikën.
“Po më gëzojnë jashtëzakonisht shumë sukseset e rinisë shqiptare në Perëndim, në veçanti suksesi i gjilanases Qëndresa Sadriu, e cila u zgjodh deputete në kantonin më të madh në Zvicër, Zurich. Me këtë triumf, ajo e bëri krenar Gjilanin dhe Republikën, duke qenë modeli më i mirë. I uroj suksese në këtë legjislaturë”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, Qëndresa Sadriu, si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit më të madh të Zvicrës, në atë të Zurichur, njëherësh edhe kryesuese e Kuvendit të Komunës Glattbrug.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












