E-Diaspora
Janë promovuar 3 vepra letrare të Lebit Murtishit
Në Ambasadën e Kosovës në Bernë janë promovuar një libër me poezi dhe dy monodrama: "Vargu Magjik", „Ankthi i Artë", "Udhët e Yjeve" të autorit Lebit Murtishi
Ngjarja kishte ndodhur më 3 nëntor në prani të dashamirëve të librit, në mesin e tyre edhe ministri këshilltar në Ambasadën e Kosovës, Mustafë Xhemajli, por nuk munguan edhe miqtë zviceranë.
Për librat e promovuar folën Idriz Mehmeti, Isuf Ismajli, Skender e Elida Buqpapaj, ndërsa poezitë e autorit u lexuan nga poeti Fehmi Berisha.
Autori Murtishi ka përshëndetur të pranishmit dhe “kritikët e tij pas shpine” të cilët mendojnë se autori është në ´´konflikt” me dashurinë, e që nuk ka munguar nga ai edhe një poezi pikërisht dedikuar bashkëshortes së tij.
Ky promovim librash të cilin e ka udhëhequr Saranda Ademi Gervalla u mbyll me një koktej rasti të përgatitur nga Shoqata e Krijuesve në Zvicër. Krejt në fund kryetari, Besnik Camaj, u ka bere thirrje donatorëve që ta mbështesin ekzistencën e kësaj shoqate të krijuesve në Zvicër.
Saranda Ademi Gervalla
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën














