Shëndetësi
Gjithnjë e më shumë njerëz përdorin barëra antidepresive
Në dhjetë vitet e kaluara, konsumi në vendet e OECD-së thuajse është dyfishua. Në Gjermani madje konsumi është rritur me një faktor 2,15
Gjithnjë e më shumë njerëz përdorin medikamente antidepresive, vetëm në dhjetë vitet e fundit numri i tyre është dyfishuar. Kjo në një kohë kur efekti i tyre është i diskutueshëm. Dozat e medikamenteve për banor, në bazë të një raporti të publikuar nga OECD, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, janë rritur me ritme të shpejta.
“Në dhjetë vitet e kaluara, konsumi në vendet e OECD-së thuajse është dyfishuar”, thotë në intervistë me DW Valerie Paris, e cila kujdeset për çështjet e farmacisë në këtë organizatë. Në Gjermani madje konsumi është rritur me një faktor 2,15.
Megjithatë, në vitin 2011, me 50 doza ditore për 1000 banorë ai ishte ende nën mesataren e OECD-së, e cila ishte 56 doza ditore. Në krye, sipas raportit janë vende si Islanda, Australia dhe Kanadaja: kështu në Islandë, në vitin 2011 ishte rreth 10 përqind e popullatës që përdori një përmirësues të gjendjes shpirtërore.
Në vitin 2000 ishin vetëm 7 përqind. Në bazë të vlerësimeve, ndërkohë janë 350 milionë vetë në të gjithë botën që vuajnë nga depresioni.
E-Diaspora
-
Sipërmarrja shqiptare në Bahnhofstrasse: Modeli i suksesit të “Helvetia Gold” Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti
Jeta në Zvicër
-
Sipërmarrja shqiptare në Bahnhofstrasse: Modeli i suksesit të “Helvetia Gold” Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit










