Shkurt.ch
Zvicra bëhet me trenin e saj të shpejtësisë së lartë, “Giruno”
Shpejtësia maksimale që i lejohet për fillim, është 200 kilometra në orë, ndërsa mundësitë teknike ky tren i ka për 250 km në orë
Zvicra, nga fillimi i verës 2019 do të ketë trenin e saj të shpejtësisë së lartë, konkurrues me trenat e kësaj kategorie në Evropë e më gjerë. “Giruno” quhet treni të cilin SBB/CFF e ka porositur prej 5 vitesh në fabrikën vendëse për prodhimin e trenave “Stadler”, dhe i cili do të përshkojë linjën e Gothradit, tunerlit që lidh Evropën perëndimore me atë jugore, shkruan srf.ch.
“Giruno”, emër ky që në gjuhën retromane, varësisht nga dialekti, ka domethënien e shqiponjës ose skifterit, i ka kaluar me sukses tashmë qindra vozitje testuese, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai e ka marrë lejen nga Zyra Federale e Trafikut (BVA) për të qarkulluar në rrjetin zviceran të hekurudhave.
Treni “Giruno” i tipit “Smile”, sipas prodhuesit nga vera e hershme e këtij viti do të lëshohet në qarkullim në mënyrë graduale. Shpejtësia maksimale që i lejohet për fillim, është 200 kilometra në orë, ndërsa mundësitë teknike ky tren i ka për 250 km në orë.
Treni i shpejtësisë së lartë është porositur nga SBB te kompania Stadler për të mbuluar kërkesat në rritje për qarkullim trenash transversalen alpine (Neat).
Për herë të parë “Giruno” i është prezantuar publikut në vitin 2016, përcjell albinfo.ch. Ndërsa nga prilli 2017 janë qzhvilluar disa qindra vozitje testuese në vendet ku parashihet të qarkullojë treni, pra: në Zvicër, Itali, Gjermani dhe Austri.
SBB ka porositur te Stadler gjithsej 29 kompozicione trenash ndërsa një opsion shtesë është që të blihen edhe 92 trena tjerë.
Ky tren, do të jetë sërish pak më i ngadalshëm se “konkurrentët” e tij gjermanë (ICE) ose francezë (TGV), të cilët zhvillojnë shpejtësi deri në 330 kilometra në orë. Ndërkaq, ai, perveç shpejtësisë më të madhe do të sjellë edhe disa risi që janë të mirëseardhura për trafikun hekurudhor të Zvicrës. Siç paralajmëron SBB, ky tren do të ketë edhe WLAN, priza elektrike për secilën ulëse, pastaj toalete të ndara për meshkuj dhe për femra etj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg















