Kosova
Një darkë me një qëllim humanitar
Sot Studentët kanë nevojë qe të gjithë se bashku ti mbështesim.
Dy studentë shqiptarë të universitetit të Lozanës, të kontaktuar nga një qytetarë i Ferizajit, u njohën me rastin e familjes Krasniqi, e cila përbëhej nga 4 pjestarë, dy nga të cilët ishin Taulanti dhe Valtoni, përkatësisht 16 dhe 11 vjeç. Familja ishte përballë një sërë vështirësish, ku barra më e rëndë i kishte rënë znj. Zyrete e cila ishte e vetmja burim të ardhur së bashku me ndihmën sociale që familja përiftonte nga shteti i Kosovës si pasojë e problemeve psikologjike që bashkshorti i saj posedonte, por nuk ishte ky problemi më i madh, familja jetonte në një shtëpi e cila i ishte ofruar atyre nga disa të afërm, deri sa ajo të shitej, gjë nga e cila mund të kuptonim se nga momenti në moment familja mund të gjendej pa kulm mbi krye.
Studentët të prekur nga ky rast, kishin marrë iniciativën për ta vizituar familjen në fjalë në qytetin e Ferizajit, pas takimit me to dhe vëzhgimit nga afër të vështirësive me të cilat familja përballej, ato kishin vendosur që këtë iniciativë ta kthenin në një projekt e me tu kthyer ne Zvicër vendosën që të komunikonin me Shoqatën e Studentave Shqiptarë të Universitetit të Lozanës (AEAUL) për ti komunikuar projekt-iden që kishin menduar. Padyshim që Shoqata e Studentave, e përqafoj iden për këtë projekt dhe vendosi që të bashkpunojë me dy studentët organizatorë.
Pas një sërë diskutimesh dhe shumë propozimeve, forma e mbledhjeve së kontributeve mendohej të ishte paksa më e veçantë nga format që ishim mësuar të shihnim vazhdimisht. Atë se çfarë studentët propozuan ishte një darkë me një qëllim humanitarë, ku hyrja ishte e lirë për këdo, e me ushqimin e përgatitur, fjalët përshëndetëse, prezantimin e platformave të ndryshme, njohjen me historit e suksesit, diskutimet mbi projektet e së ardhmes shoqëruar me performanca të ndryshme kulturore, të bashkoheshim së bashku, e kontributi jonë qoftë në pagesën e hyrjes, apo kontributeve të jashtme, ti mundësonte familjes Krasniqi një shtëpi të dhuruar me plot dashuri nga të gjithë ne së bashku … !!
Se bashku, mund t’ja dalim … !!
Sot Studentët kanë nevojë qe të gjithë se bashku ti mbështesim.
Për të gjithë ato që dëshirojnë të kontribojnë, të dhënat e llogaris bankare që është hapur vetëm për realizmin e këtij projekti janë :
Numri IBAN për përdorimin elektronik : CH9800767000A54544122
Numri IBAN për një tjetër përdorim : IBAN CH98 0076 7000 A545 4412 2
PS :
- Për më shume informacion mbi familjen Krasniqi dhe fillimin udhëtimin e organizatorëve në Ferizaj, ju lutem të klikoni linkun e mëposhtëm :
https://www.facebook.com/arel.bekteshi/posts/2373127759584373
- Për më shumë informacion mbi organizimin e darkës me qëllim humanitarë, ju lutem të klikoni linkun e mëposhtëm :
https://www.facebook.com/events/2663409667021871/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Maj 2019
- Ora17:30
- LokacioniFoyer des Pâquis, St-Sulpice : Rue du Centre 60, Case postale 201, 1025 St-Sulpice
- Data e përfundimit4 Maj 2019 - 22:00
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














