Kosova
Haradinaj: “Edhe po t’i heqim nja 20 kushërinj nga puna, nuk ndryshon gjendja”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me anëtarët e AAK-së në Ferizaj, me ç’rast ka folur edhe për punësimet, si dhe ikjen e të rinjve, raporton albinfo.ch.
Ai është shprehur i pakënaqur me gjendjen aktuale në vend dhe ka thënë që nuk i gëzohet faktit që të rinjtë po duhet të kërkojnë punë jashtë vendit. Megjithatë, ai ka thënë se vetë ka lobuar për viza pune.
“Kur i kam pa të rinjtë e mi, familjet nëpër dimër në Serbi e Hungari, duke pritur para gardhit me tela, unë i kam thirrë shtetet e huaja, iu kam thënë, nuk është normale mos ta lejoni popullin tim. Ju atje po i merrni në punë, pse nuk po i lejoni me ardhë normal, pse po lejoni që të vinë kështu, duke rrezikuar fëmijët, duke rrzikuar me vdekë në Tisa. Pra i kam kërkuar këto viza pune”, ka thënë Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Tutje, ai nuk ka mohuar që ka punësime familjare, teksa ka thënë se gjendja e papunësisë nuk do të ndryshojë as nëse i heqin nga puna personat e punësuar në baza familjare.
“Ne kemi kërkuar edhe në Amerikë punësim sezonal, të dërgojmë motra medicinale. Pse? Sepse i kemi njerëzit pa punë. Ne e kemi ditur që nuk arrijmë t’i hapim kaq shpejt vendet e punës për të gjithë në Kosovë. Edhe nëse i heqim nja 20 kusherinj që i kemi shti, a të familjes, a të shokëve, prapë nuk është që ndryshon gjendja me vende të punës”, ka thënë Haradinaj.
Ky takim i strukturave të AAK-së në Ferizaj u mbajt me rastin e aderimit të disa të rinjve në këtë parti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Farmacistët paralajmërojnë: Disa barna mund të bëhen të rrezikshme gjatë valës së të nxehtit Temperaturat e larta mund të rrisin efektet anësore ose të ulin efektivitetin e disa medikamenteve... -
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë -
Publikohet renditja e komunave më të mira dhe më të dobëta për të jetuar në Zvicër












