Shkurt.ch
Udhëtimi me aeroplan, më i sigurt se kurrë në vitin 2013
Viti i kaluar ishte më i sigurti në historinë e fluturimeve me aeroplan
Krahasuar me vitin e kaluar është përgjysmuar numri i aksidenteve fatale të trafikut ajror në botë.
Nga 496 sa kishin humbur jetën më 2012, vitin që lamë pas kishin vdekur vetëm 251 njerëz.
Këto statistika do t’i gjeni në magazinën “Aero International”, që i referohen raportit të sigurisë së transportit ajror nga qendra gjermane “Jet Airliner Crash Data Evaluation Centre” (JACDEC).
” Mundësia e përfshirjes e një nga linjave ajrore më të mëdha në një aksident të rëndë në vitin 2013 ishte më pak se një e njëqindmijëta”, thonë hulumtuesit e aksidenteve ajrore në raport.
Ekspertët e pavarur të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit konfirmuan se kanë vdekur 265 njerëz në 29 aksidente të mëdha. Numri i udhëtarëve, sipas IATA në vitin 2013 kishte mbërrijtur në më shumë se 3 miliardë njerëz.
Vetëm një linjë ajrore ndërkombëtare, sipas shifrave të JACDEC 2013, ishte përfshirë në një aksident fatal, një Boeing 777 Asiana nga Koreja e Jugut. Ai u rrëzua në ulje e sipër në San Francisko.
Shkëputur nga trendi pozitiv, megjithatë kishte aeroplanë që kishin provuar uljen, madje edhe në kushte kritike atmosferike edhe në aeroportet më të vogla.
Më shumë se gjysma e të gjithë viktimave të trafikut, 63 për qind, kishin ndodhur në fluturimet në më pak se 800 kilometra.
Hulumtuesit e aksidenteve kanë vlerësuar incidentet e rrezikshme, shumë prej të cilave ndodhin përsëri për shkak të gabimit njerëzor. Mbi të gjitha janë prekur aeroportet me trafik të dendur.
“Me shqetësim të veçantë ishin disa gabime të pilotëve në përzgjedhjen e pistës së saktë për ulje apo fluturim”, thuhet në raport.
Pjesa më e madhe e aksidenteve globale kanë ndodhur në Afrikë, Azi dhe Rusi, ndërsa Evropa, Australia dhe Amerika e Veriut janë kursyer kryesisht nga aksidentet fatale në vitin 2013.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit Operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë. Kjo ishte planifikuar... -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër?












