Shkurt.ch
Rega, 130 fluturime gjatë ditëve festive
Njëri nga katër rastet e fluturimeve të tilla është realizuar nga Kosova, gjegjësisht nga Aeroporti i Prishtinës
Shërbimi zviceran i shpëtimit nëpërmes ajrit, Rega, vetëm gjatë ditëve 31 dhjetor 2013 deri më 2 janar 2014 ka realizuar 130 fluturime me qëllim shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Sipas një komunikate të bërë nga vetë Rega, në shumicën e rasteve fjala ka qenë për shpëtimin e njerëzve që kanë pësuar në aksidente të lidhura me sportet dimërore.
Helikopterët e këtij shërbimi gjatë ditës së parë të vitit 2014 kanë bërë 66 fluturime shpëtimi. Në këtë numër hyjnë edhe katër fluturime me qëllim sjelljen në Zvicër të personave të siguruar në Zvicër që janë sëmurë jashtë vendit. Këto quhen “fluturime riatdhesimi”.
Njëri nga katër rastet e fluturimeve të tilla është realizuar nga Kosova, gjegjësisht nga Aeroporti i Prishtinës. Tri fluturime të tjera janë bërë nga Alicante, Egjipti dhe Kameruni.
Ndërkohë një aeroplan-ambulancë ka fluturuar në drejtim të Amerikës Latine, për të sjellë në Zvicër dy zviceranë të aksidentuar nga Argjentina dhe Kolumbia, që priten të kthehen në Aeroportin e Cyrihut këtë të diel, më 5 janar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash Mjeti i policisë u ndalua me dritat ndezur pas një aksidenti tjetër në autostradë. Do të... -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër











